Hamasi: Populli i Palestinës do ta pengojë planin e Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167642-hamasi_populli_i_palestinës_do_ta_pengojë_planin_e_trumpit
Mahmoud al-Mardawi, një nga liderët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas, theksoi në deklaratat e tij se populli i Palestinës nuk do të dorëzohet përballë iluzioneve të presidentit amerikan Donald Trump dhe planeve pushtuese të regjimit sionist dhe do ta pengojë këtë komplot të ri ashtu siç dështoi planet e mëparshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 08, 2025 09:21 Europe/Tirane
  • Hamasi: Populli i Palestinës do ta pengojë planin e Trumpit

Mahmoud al-Mardawi, një nga liderët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas, theksoi në deklaratat e tij se populli i Palestinës nuk do të dorëzohet përballë iluzioneve të presidentit amerikan Donald Trump dhe planeve pushtuese të regjimit sionist dhe do ta pengojë këtë komplot të ri ashtu siç dështoi planet e mëparshme.

Sipas raportit të orëve të para të mëngjesit të së shtunës të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia e lajmeve Shehab, ky anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) tha: “Përgjigjja ndaj deklaratave të Trumpit duhet të përfshijë një sërë masash politike, diplomatike dhe operacionale, duke përfshirë forcimin e unitetit kombëtar të palestinezëve dhe formimin e një fronti të bashkuar për t'u përballur me kërcënimet me të cilat përballen Gaza dhe Palestina”.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të rezistencës popullore në të gjithë Palestinën dhe qëndresës ndaj çdo përpjekjeje për të imponuar realitete të reja, si dhe nevojën për të ruajtur të drejtën e palestinezëve për të qëndruar në tokën e tyre dhe për t'i bërë ballë regjimit pushtues.

Pesë shtete arabe dhe një zyrtar i lartë nga Autoriteti Palestinez, në një letër të përbashkët drejtuar qeverisë amerikane, kundërshtuan më herët planin e Trumpit për të transferuar banorët e Gazës në Egjipt dhe në Jordani.

Sipas raportit të portalit të lajmeve "Al-Arabi Al-Jadeed", ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Egjiptit dhe Jordanisë dhe Hussein Al-Sheikh, këshilltari i kreut të Autoritetit Palestinez, në këtë letër kanë deklaruar: “Rindërtimi i Gazës duhet të bëhet përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të popullit të Gazës dhe palestinezët do të jetojnë në territoret e veta dhe do të ndihmojnë në rindërtimin e saj. Ata nuk duhet të dëbohen nga tokat e tyre gjatë rindërtimit dhe duhet të marrin pjesë aktivisht në procesin e rindërtimit me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pasur parasysh shkatërrimet në Gaza, ka kërkuar evakuimin e plotë të Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e palestinezëve në vendet fqinje arabe. Ai u bëri thirrje Egjiptit dhe Jordanisë që të mirëpresin popullin e Gazës.