Izraeli sulmon sërish pikat ushtarake në Siri
Shkurt 09, 2025 07:48 Europe/Tirane
Forcat ajrore sioniste kanë kryer sulme të reja në disa zona të Sirisë, duke goditur një qendër ushtarake pranë qytetit Inkhil, në veri të provincës Daraa.
Sipas raportimeve, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetet Daraa dhe Quneitra në jug të Sirisë, si dhe në Tartus, në veri-perëndim të vendit. Ndërkohë, avionët luftarakë sionistë kanë bombarduar një depo municionesh në zonën Al-Dreij, në periferi të Damaskut. Mediat lokale raportojnë për fluturime të shpeshta dhe të vazhdueshme të avionëve luftarakë sionistë në zonat jugperëndimore të Damaskut, duke rritur kështu tensionet në rajon.
Tags