Jordania: Kërkojmë rindërtimin e Gazës pa u zhvendosur palestinezët
Ministri i Jashtëm i Jordanisë njoftoi planin e vendit të tij për rindërtimin e Gazës pa u zhvendosur banorët e saj.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar rrjetin televiziv Al-Jazeera, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planin e tij për spastrimin etnik të palestinezëve nga Gaza dhe zhvendosjen e tyre në Jordani dhe Egjipt, zyrtarët e Amanit dhe Kajros po përpiqen të hartojnë një plan tjetër për të parandaluar zhvendosjen e palestinezëve.
Kësisoj, Ministri i Punëve të Jashtme të Jordanisë Ayman Safadi deklaroi: "Ne po përpiqemi të evakuojmë sa më shumë të plagosur nga Gaza; Jordania ka shpallur gatishmërinë e vet për të pranuar 2000 fëmijë të plagosur".
Safadi tha: "Ne po punojmë për një propozim mbarëarab që synon rindërtimit të Rripit të Gazës pa u zhvendosur banorët e tij".
Ai, duke vënë në dukje se "ruajtja e armëpushimit është prioriteti ynë" dhe se "ndihma e mjaftueshme duhet të arrijë në Gaza", theksoi: “Palestinezët kanë humbur shpresën dhe ne duhet ta rikthejmë këtë shpresë duke krijuar një horizont politik”.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë, duke refuzuar pranimin e refugjatëve palestinezë nga ana e vendit të tij, deklaroi: "Nëse regjimi sionist dëshiron të jetojë në siguri dhe paqe, fqinjët e tij gjithashtu duhet të jetojnë në siguri dhe paqe".
Ayman al-Safadi shtoi: "Ne duhet ta tejkalojmë katastrofën në Lindjen e Mesme dhe të shkojmë drejt një të ardhmeje të sigurt".