OBSH: Fëmijët e Gazës janë në rrezik nga shpërthimi i poliomielitit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se vaksinimi masiv ndaj poliomielitit do të rifillojë në Gaza pasi virusi është zbuluar sërish në territorin e shkatërruar nga lufta.
OBSH tha të mërkurën se vaksinimi masiv i poliomielitit do të rifillojë në Gaza më 22 shkurt, duke synuar afro 600,000 fëmijë, pasi virusi po qarkullonte në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
Asnjë rast i poliomielitit nuk ishte raportuar më që kur një fëmijë 10 muajsh u paralizua në Gaza në gusht 2024, gjatë luftës gjenocidale të regjimit izraelit, rasti i parë në enklavë në 25 vjet.
“Virusi është gjetur në mostrat e ujërave të zeza të marra në Gaza në dhjetor dhe janar, duke sinjalizuar qarkullimin e vazhdueshëm në mjedis dhe duke i vënë fëmijët në rrezik”, tha OBSH.
“Prania e virusit ende përbën rrezik për fëmijët me imunitet të ulët ose pa imunitet, në Gaza dhe në të gjithë rajonin”, vijoi OBSH.
Prandaj, organizata ka synuar të vaksinojë më shumë se 591,000 fëmijë me vaksinën orale Polio nga data 22 deri më 26 shkurt.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës konfirmoi se fushata tre-ditore e vaksinimit ndaj poliomielitit do të fillojë të shtunën, në koordinim me OBSH-në, Fondin e OKB-së për Fëmijët (UNICEF) dhe agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).
Nuk është e qartë se si do të ndikojë në këtë fushatë ndalimi që i ka bërë regjimi izraelit organizatës UNRAWA dhe mbyllja e objekteve të saj nëpër territoret e pushtuara.
Një problem tjetër është shkelja e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e regjimit izraelit, pasi regjimi ka lejuar një sasi shumë të kufizuar të furnizimeve mjekësore të hyjnë në enklavë.
Për më tepër, gjatë 15 muajve të luftës gjenocidale kundër Gazës, regjimi sionist shkatërroi pothuajse të gjitha objektet mjekësore të enklavës dhe rrëmbeu, plagosi ose vrau një numër të konsiderueshëm të stafit mjekësor.
Si rezultat, aftësitë mjekësore të enklavës për të përballuar shpërthimet virale ose mikrobike janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe fushata e OBSH-së duket se është një zgjidhje e përkohshme për një problem të përhershëm.
Më 15 janar, regjimi izraelit, duke mos arritur asnjë nga objektivat e tij të luftës, duke përfshirë "eliminimin" e Hamasit ose lirimin e robërve, u detyrua të binte dakord për një marrëveshje armëpushimi me lëvizjet e Rezistencës palestineze.