Qeveria e përkohshme e Sirisë blen naftë nga kurdët e vendit
(last modified Sun, 23 Feb 2025 06:04:13 GMT )
Shkurt 23, 2025 07:04 Europe/Tirane
  • Qeveria e përkohshme e Sirisë blen naftë nga kurdët e vendit

Burimet e lajmeve raportuan se qeveria e përkohshme siriane po blen 15,000 fuçi naftë në ditë nga kurdët e vendit.

Një burim i informuar në Ministrinë e Naftës të Sirisë tha: Blerja e naftës nga Forcat Demokratike Siriane do të kryhet në bazë të një kontrate tre mujore. Kjo kontratë në fazën e parë është nënshkruar për një periudhë tre mujore. Kjo ndodh ndërkohë që prodhimi sirian i naftës ra ndjeshëm gjatë viteve të luftës, nga 400,000 fuçi në ditë midis 2008 dhe 2010, në 15,000 fuçi në ditë midis 2011 dhe 2015 dhe në 30,000 fuçi në ditë në vitin 2023.