Xhelatët sionistë mirëpresin rifillimin e luftës ndaj Rripit të Gazës
-
Xhelatët sionistë mirëpresin rifillimin e luftës ndaj Rripit të Gazës
ParsToday - Dy zyrtarë të linjës së ashpër të regjimit sionist mirëpritën rifillimin e sulmeve brutale të regjimit sionist ndaj Rripin e Gazës.
Itamar Ben-Gvir, ministri i dorëhequr i sigurisë së brendshme të regjimit izraelit dhe Bezalel Smotrich, ministri i financave i regjimit izraelit, duke mirëpritur rifillimin e agresionit ushtarak brutal nga regjimi izraelit kundër Rripit të Gazës, e kanë cilësuar atë si një veprim moral dhe të drejtë. Sipas ParsToday, Ben-Gvir të martën deklaroi se ai mirëpret kthimin e Izraelit në sulme të gjera ndaj Rripit të Gazës.
Në të njëjtën kohë, Bezalel Smotrich, ministri izraelit i financave, gjithashtu tha: "Operacioni i Gazës duket ndryshe nga ajo që ka ndodhur deri më tani, dhe ne duhet të rifillojmë punën tonë me forcë për të arritur fitoren".
Disa orë më parë, televizioni izraelit Channel 12 raportoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dëshiron të rikthejë në kabinet këtë javë Itamar Ben-Gvir, ministrin izraelit të sigurisë së brendshme.
Ky rrjet televiziv izraelit njoftoi se dje është bërë përparim i rëndësishëm në negociatat me Ben-Gvir dhe se Netanyahu është i gatshëm ta rikthejë atë në kabinet këtë javë.
Në lidhje me sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, Danny Danon, ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, theksoi se një kthim në luftë është i nevojshëm dhe se paqja nuk do të vendoset në Rripin e Gazës.
Ambasadori izraelit në OKB duke iu referuar vendimit të Këshillit të Sigurimit për të mbajtur një mbledhje urgjente për luftën në Rripin e Gazës, theksoi: “Edhe nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet çdo ditë, ne nuk do të ndalojmë së luftuari derisa t'i lirojmë të gjithë të burgosurit dhe t'i sjellim ata në shtëpi!
Në anën tjetër, Yair Golan, ish-zëvendës shefi i shtabit të ushtrisë dhe një nga liderët e fraksionit opozitar të regjimit sionist, sulmoi kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke thënë se Netanyahu po përdor të burgosurit dhe ushtarët sionistë si karta për të luajtur bixhoz për mbijetesën e tij, prandaj duhet organizuar protesta të gjera në territoret e pushtuara për ta shpëtuar këtë regjim nga grupi i korruptuar dhe i rrezikshëm i Netanyahut.
Ushtria izraelite, me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të luftës, Yisrael Katz, rifilloi agresionin ushtarak barbar kundër Rripit të Gazës, duke shpallur kështu publikisht përfundimin e armëpushimit. Në këto sulme, të cilat filluan mbrëmjen e së hënës, janë vrarë 450 persona dhe janë plagosur 500 të tjerë. Sipas të dhënave të para, shumica e dëshmorëve dhe të plagosurve janë fëmijë dhe gra.