Dita e dytë e sulmeve të regjimit pushtues në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i169136-dita_e_dytë_e_sulmeve_të_regjimit_pushtues_në_gaza
Pars Today - Që nga mëngjesi i së martës 451 persona kanë rënë dëshmorë në sulmet e regjimit pushtues në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2025 16:52 Europe/Tirane
  • Dita e dytë e sulmeve të regjimit pushtues në Gaza

Pars Today - Që nga mëngjesi i së martës 451 persona kanë rënë dëshmorë në sulmet e regjimit pushtues në Gaza.

Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), burime mjekësore palestineze raportuan se 451 persona janë martirizuar në sulmet e regjimit izraelit në Gaza që nga mëngjesi i së martës. Ushtria izraelite sot bombardoi një automjet në zonën Musabeh, në veri të qytetit të Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Gazetari i Al Jazeera bëri të ditur se në këtë krim deri më tani janë vrarë gjashtë palestinezë dhe disa të tjerë janë plagosur. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se që nga dje numri i dëshmorëve në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza ka arritur në 436 persona. Ushtria izraelite rifilloi agresionin e saj ushtarak kundër Rripit të Gazës të martën në mëngjes. Këto sulme kanë ndezur gjithashtu protesta brenda Palestinës së pushtuar dhe sionistët e zemëruar demonstruan sot në Jerusalemin e pushtuar për të protestuar ndaj politikave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe kërkuan një marrëveshje me Hamasin për lirimin e të burgosurve të mbetur sionistë në Gaza.