Gazetarët e Gazës, viktima të heshtjes ndërkombëtare dhe krimeve izraelite
(last modified Mon, 26 May 2025 05:24:57 GMT )
May 26, 2025 07:24 Europe/Tirane
  • Gazetar i martirizuar në Gaza
    Gazetar i martirizuar në Gaza

Pars Today - Në vazhdim të agresionit të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe bombardimeve pa kriter të zonave të banuara, një tjetër gazetar ka rënë dëshmor.

Rrjeti televiziv Al-Jazeera raportoi se gazetari palestinez Hassan Abu Warda u vra së bashku me disa anëtarë të familjes së tij gjatë bombardimit të shtëpisë së tyre nga regjimi sionist në zonën Xhebalia në veri të Rripit të Gazës. Kjo e çon numrin e gazetarëve dëshmorë në Gaza në 220 vetë.

Më hertët gjithashtu, katër gazetarë të tjerë, emrat e të cilëve janë Nour Qandil, Aziz Al-Hajjar, Abdul Rahman Al-Abadlah dhe Khaled Abu Seif, u martirizuan në sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Në përpjekje për të heshtur zërat që shprehin të vërtetat aktuale në Rripin e Gazës, regjimi sionist i ka vënë gazetarët dhe reporterët nën sulme të vazhdueshme që nga fillimi i luftës gjenocidale të regjimit sionist në Gaza më 7 tetor 2023.

Në lidhje me këtë, Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi të dielën se 38 palestinezë të tjerë kishin rënë dëshmorë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e martirëve në Gaza që nga fillimi i agresionit të regjimit pushtues në këtë territor në 53,939 vetë.