Middle East Eye: Dështon plani për të krijuar "NATO-n Arabe"
-
Dështon plani për themelimin e një \\\"NATO-je Arabe\\\"
Pars Today- Në një artikull të titulluar "Refuzohet propozimi i Egjiptit për të formuar 'NATO-n Arabe' në samitin e Dohas", një publikim anglez diskutoi në detaje dallimet politike në këtë takim mbi iniciativën e Kajros për të krijuar një aleancë të përbashkët ushtarake arabe dhe njoftoi dështimin e këtij plani.
Sipas Pars Today, iniciativa e Egjiptit për të formuar një forcë të përbashkët mbrojtëse arabe dështoi në samitin e Dohas për shkak të kundërshtimit nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe ndërhyrjes së SHBA-së; një ngjarje që zbuloi përçarjet e thella në botën arabe mbi mënyrën e përballjes me regjimin sionist.
Portali analitik "Middle East Eye" vuri në dukje në një artikull se kundërshtarët kryesorë të planit egjiptian ishin në fakt Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një çështje që zbuloi përçarjet e thella në lidhje me sigurinë rajonale dhe mënyrën e përballjes me kërcënimin e regjimit sionist.
Propozimi dhe reagimi fillestar i Egjiptit
"Middle East Eye", duke theksuar se propozimi egjiptian u paraqit sipas Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit Ekonomik të vitit 1950, citoi një diplomat të lartë egjiptian të thoshte se qëllimi ishte të krijohej një forcë reagimi të shpejtë për të mbrojtur shtetet anëtare nga kërcënimet e jashtme, "veçanërisht Izraeli", dhe se, sipas këtij zyrtari, ministri i jashtëm egjiptian ua paraqiti zyrtarisht propozimin homologëve të tij arabë, duke e paraqitur atë si një masë mbrojtëse për të zvogëluar varësinë nga fuqitë e huaja.
Artikulli vëren se pati një mosmarrëveshje të menjëhershme se kush do ta udhëhiqte një koalicion të tillë. Egjipti, duke u mbështetur në përvojën e vet ushtarake, këmbënguli që ai të ishte në krye, ndërkohë që edhe Arabia Saudite donte të kishte komandën. Në të njëjtën kohë, sipas artikullit, kundërshtimi kryesor erdhi nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët bllokuan përparimin e këtij plani.
Portali britanik shton se menjëherë pas samitit, Arabia Saudite nënshkroi një traktat dypalësh mbrojtjeje me Pakistanin, një zhvillim që, sipas Middle East Eye, pasqyron shqetësimet e shteteve arabe të Gjirit Persik në lidhje me masën në të cilën Amerika është e gatshme të frenojnë agresionin e regjimit sionist. "Middle East Eye" shkroi gjithashtu se presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi “u zhgënjye rëndë” dhe u largua nga Doha pasi u kundërshtua plani i Kajros.
Ndikimi i Amerikës dhe presionet në prapaskenë
Një tjetër diplomat i lartë egjiptian u shpreh për portalin "Middle East Eye" se ndikimi i Amerikës ishte një faktor vendimtar në këtë samit. Një delegacion i Katarit u kthye në vendet arabe me mesazhe nga Uashingtoni, duke theksuar se nuk duhet të merren vendime kundër regjimit sionist. Sipas këtij zyrtari, amerikanët premtuan se Shtetet e Bashkuara do ta menaxhonin krizën dhe do ta parandalonin kryeministrin e regjimit sionist nga sulme të ngjashme kundër shteteve të Gjirit Persik, një qëndrim që, sipas "Middle East Eye", u mbështet fuqimisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjithashtu, kjo media britanike theksoi se deklarata përfundimtare e samitit të Dohas e dënoi sulmin e regjimit sionist ndaj Katarit, por ky dënim nuk çoi në veprime konkrete.
"Middle East Eye" citoi më tej një analist të shquar politik të thoshte se refuzimi i propozimit të Egjiptit zbuloi përçarjet e thella në botën arabe në përballjen me regjimin sionist, dhe se për Kajron, rezultati i këtij samiti ishte një kthim mbrapa serioz, pasi al-Sisi shpresonte ta paraqiste Egjiptin si një lider në mbrojtjen arabe dhe islame, por samiti përfundoi pa angazhime të forta.
Media britanike raportoi gjithashtu se presidenti egjiptian e përshkroi regjimin sionist si një "armik" për herë të parë që nga marrja e detyrës në vitin 2014; një veprim që u nxit nga shqetësimet serioze të Kajros në lidhje me kërcënimet për të sulmuar udhëheqësit e Hamasit në Egjipt dhe mundësinë e shpërnguljes së palestinezëve në very të shkretëtirës së Sinait.
"Middle East Eye" gjithashtu përmendi sfondin historik të Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit Ekonomik të vitit 1950. Ky pakt u nënshkrua me qëllim unitetin e arabëve në fushat e sigurisë dhe ekonomisë bazuar në parimin “sulmi ndaj njërit anëtar është sulm ndaj të gjithë anëtarve”, por nuk ishte shumë efektiv për shkak të rivaliteteve politike dhe konflikteve të interesit.
Sipas këtij portali analitik britanik, dështimet e njëpasnjëshme tregojnë vjetërsinë e vështirësisë në krijimin e koordinimit ushtarak arab.