Një marrëveshje pa palestinezët; mashtrim apo tradhti?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i173392-një_marrëveshje_pa_palestinezët_mashtrim_apo_tradhti
Pars Today - Një analist politik beson se udhëheqësit rajonalë, guximit dhe qëndresës së treguar nga palestinezët në Gaza i janë përgjigjur me frikë, drojë dhe përfitime interesash vetjake.
(last modified 2025-10-05T07:38:55+00:00 )
Tetor 05, 2025 09:36 Europe/Tirane
  • Një marrëveshje pa palestinezët; mashtrim apo tradhti?
    Një marrëveshje pa palestinezët; mashtrim apo tradhti?

Pars Today - Një analist politik beson se udhëheqësit rajonalë, guximit dhe qëndresës së treguar nga palestinezët në Gaza i janë përgjigjur me frikë, drojë dhe përfitime interesash vetjake.

David Hearst, një analist politik dhe ish-publicist i lartë për "The Guardian", shkruan në një artikull për "Middle East Eye": “Udhëheqësit arabë dhe myslimanë mund të pretendojnë se janë mashtruar për të mbështetur planin e Trumpit, sepse plani i shpallur në Uashington ishte thelbësisht i ndryshëm nga ai për të cilin kishin rënë dakord më herët në Nju Jork. Por ky është interpretimi më optimist. Një fjalë tjetër është "tradhti".”

Sipas Pars Today, Hearst shtoi: “Pikërisht, në një periudhë në histori, kur opinioni publik botëror është kthyer hapur kundër Izraelit dhe kur më shumë vende e kanë njohur shtetin palestinez, tetë udhëheqës arabë dhe myslimanë kanë rënë dakord për një plan, i cili garanton që asnjë shtet i pavarur të mos mund të ngrihet nga rrënojat e hakmarrjes izraelite.”

 

Nuk përfshihet asnjë zgjedhje në të

Nuk ka asnjë garanci se spastrimi etnik dhe gjenocidi do të jenë ndalur, sepse sipas kësaj marrëveshjeje, forcat izraelite nuk duhet të largohen nga Rripi i Gazës, dhe është Netanyahu ai që vendos se me ç'shpejtësi dhe në ç'masë do t'ia dorëzojë Gazën Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF). Ai gjithashtu përcakton se ç'sasi ndihmash dhe materialesh rindërtimi do të dërgohen në Gaza. Nuk ka ndonjë afat specifik për një dalje të tillë. Sipas këtij plani, nuk parashikohet asnjë rol për asnjë lloj udhëheqjeje palestineze në rindërtimin e Gazës. Gaza është e ndarë përfundimisht dhe zyrtarisht nga Bregu Perëndimor i pushtuar, dhe çdo mendim për lidhjen e të dyjave është lënë mënjanë plotësisht.

Në vijim, David Hearst vijoi duke thënë: “Asnjë nga tetë udhëheqësit, kryeministrat apo ministrat e jashtëm të Turqisë, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Egjiptit, Indonezisë dhe Pakistanit, nuk u konsultua me palestinezët para se të binin dakord me këtë plan. Pikërisht, ashtu siç edhe palestinezët nuk kanë asnjë zë në strukturën e qeverisë që do t'u imponohet atyre në Gaza.”

 

Të gjitha kërkesat e Netanyahut

Nuk është çudi që Netanyahu kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij. Dhe nuk është çudi që ai u tha teleshikuesve izraelitë: “Kush do ta besonte se kjo do të ishte e mundur?! Ata gjithmonë thoshin se duhet të pranoni kushtet e Hamasit, t'i nxirrni të gjithë forcat jashtë. Forcat tona duhet të tërhiqen në mënyrë që Hamasi të mund të rikthehet në jetë dhe të rindërtojë Rripin e Gazës?! Është e pamundur! Një gjë e tillë nuk do të ndodhë!”

Pastaj, në përgjigje të rënies dakord për një shtet palestinez, ai u përgjigj: “Absolutisht jo! Një gjë e tillë nuk është shkruar në marrëveshje, por ne e bëmë të qartë një pikë: se ne e kundërshtojmë fuqimisht formimin e një shteti palestinez. Presidenti Trump, gjithashtu, tha të njëjtën gjë. Ai tha se e kuptonte.”

Në këtë pikë ai ka të drejtë. Klauzola e fundit nga njëzet klauzolat e marrëveshjes thotë vetëm: “Shtetet e Bashkuara do të angazhojnë Izraelin dhe palestinezët në dialog për të arritur një marrëveshje mbi një horizont politik për bashkëjetesë paqësore dhe të begatë.”

 

Palestina, vetëm

Nëse Hamasi i dorëzon pengjet, nuk ka asnjë garanci se lufta do të përfundojë dhe nuk do të mbetet asnjë levë për të liruar të burgosurit palestinezë. Nëse refuzon, lufta do të vazhdojë me mbështetjen e plotë të Trumpit. Nuk duhet të habitemi nëse Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Egjipti u dorëzuan në një mënyrë të tillë. Turqia dhe Katari janë gjithashtu bashkëfajtorë në këtë ngjarje. Duke mbështetur një marrëveshje kaq të njëanshme dhe mizore, ata u kanë kthyer shpinën palestinezëve. Tani, pas dy vitesh gjenocidi, Izraeli ka leje të plotë për të qëndruar në Gaza, qoftë drejtpërdrejt apo nëpërmjet ndërmjetësve si ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Madje, edhe nëse i tërheq forcat e veta plotësisht, ai prapë do të mbyllë kufijtë dhe do të kontrollojë sasinë dhe cilësinë e ndihmave dhe materialeve të rindërtimit. Ka leje për të sulmuar Xhaminë Al-Aksa. Ka leje për të ndërtuar vendbanime (koloni) hebraike në Bregun Perëndimor. Kjo është e njëjta formulë si ajo e Marrëveshjeve të Oslos, por këtë herë në një shkallë shumë më të gjerë dhe më të rrezikshme. Palestinezët do të lejohen të jetojnë në paqe përkrah Izraelit vetëm nëse tregohen të nënshtruar ndaj kërkesave të tij, strehohen nëpër cepat e tokës që kolonët nuk i kanë pushtuar ende dhe braktisin çdo ëndërr për pavarësi. Asnjëherë në histori palestinezët nuk kanë qenë kaq të vetmuar. Liderët arabë dhe myslimanë i janë përgjigjur guximit dhe qëndresës së popullit të Gazës, e cila shfaqet në ekranet televizive ditë e natë, me frikë, drojë dhe përfitime interesash vetjake.