Telefonat Samsung: Mjeti i ri i spiunazhit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i174408-telefonat_samsung_mjeti_i_ri_i_spiunazhit_në_gaza
ParsToday-Në kulmin e krizës humanitare në Gaza, fluksi i gjerë i telefonave Samsung me spyware izraelit AppCloud ka shkaktuar një valë shqetësimi dhe pyetjesh mbi çështje sigurie.
(last modified 2025-11-19T21:10:58+00:00 )
Nëntor 19, 2025 22:10 Europe/Tirane
  • Telefonat Samsung: Mjeti i ri i spiunazhit në Gaza
    Telefonat Samsung: Mjeti i ri i spiunazhit në Gaza

ParsToday-Në kulmin e krizës humanitare në Gaza, fluksi i gjerë i telefonave Samsung me spyware izraelit AppCloud ka shkaktuar një valë shqetësimi dhe pyetjesh mbi çështje sigurie.

Një raport i ri nga SMEX, një platformë e specializuar mbështetëse e sigurisë dixhitale në rajonin e Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut, me seli në Bejrut, ka zbuluar se disa telefona Samsung, veçanërisht seritë Galaxy A dhe Galaxy M që janë të disponueshëm për tregjet e Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut, kanë një aplikacion izraelit të quajtur AppCloud që përdoret si parazgjedhje pa dijeninë e përdoruesve dhe pa mundësinë e heqjes së plotë, ai është instaluar në pajisje.

Aplikacioni, i zhvilluar nga kompania izraelite IronSource, ka një shtrirje të gjerë që lejon akses në vendndodhjet gjeografike, adresat IP dhe gjurmët e gishtërinjve të pajisjeve të përdoruesve pa pëlqim të qartë ose një politikë të qartë privatësie.

Kjo vjen në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më parë kishte thënë: "Kushdo që mban një telefon celular mban me vete një pjesë të Izraelit ".

Ekspertët e sigurisë dixhitale paralajmërojnë se AppCloud është thellësisht i integruar në sistemin operativ dhe mund të çaktivizohet vetëm pjesërisht përmes cilësimeve, ndërsa heqja e tij plotësisht kërkon akses në Rooting, gjë që eliminon garancinë e telefonit. Këto aftësi paraqesin rreziqe serioze në fushën e spiunimit të përdoruesve, veçanërisht në zonat e shkatërruara nga lufta.

"Në një kohë kur Gaza po përballet me një krizë të rëndë humanitare, ardhja e pazakontë e telefonave inteligjentë pas armëpushimit të muajit të kaluar ka ngritur një valë pyetjesh në lidhje me qëllimin e vërtetë të këtyre pajisjeve", shkroi agjencia palestineze e lajmeve Shihab në një ripublikim të raportit.

Vëllimi i lartë i telefonave që hyjnë në treg bie ndesh me kufizimet e mëparshme në importin e pajisjeve elektronike dhe nxit spekulimet për përdorimin e tyre të mundshëm si një mjet për spiunazh ose sabotim, ngjashëm me atë që ndodhi në Liban në vitin 2024, kur pagers wireless shpërthyen, duke plagosur qindra njerëz, thuhet në raport.

Përdoruesit e mediave sociale dhe aktivistët i kanë përshkruar telefonat si "bomba me sahat" dhe këmbëngulin se regjimi pushtues sionist nuk sjell asgjë pa përfitim.

Hyrja e gjerë e këtyre telefonave gjatë hyrjes së tendave dhe materialeve të ndërtimit ka ngritur pyetje serioze në lidhje me qëllimin e vërtetë të këtij veprimi.