Ali al-Zejdi bëhet kryeministri i ri i Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i178162-ali_al_zejdi_bëhet_kryeministri_i_ri_i_irakut
ParsToday - Ali al-Zaidi është emëruar në postin e kryeministrit të ri të Irakut.
(last modified 2026-04-28T17:52:36+00:00 )
Prill 28, 2026 17:53 Europe/Tirane
  • Ali al-Zejdi, kryeministri i ri i Irakut
    Ali al-Zejdi, kryeministri i ri i Irakut

ParsToday - Ali al-Zaidi është emëruar në postin e kryeministrit të ri të Irakut.

Sipas ParsToday, pasi koalicioni i Kornizës Koordinuese Shiite të Irakut prezantoi Ali al-Zejdi si kandidatin e tij për këtë pozicion, presidenti Nizar Omidi e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së re të këtij vendit.

Al-Zejdi është ekonomist dhe një figurë e panjohur në politikë për shumë irakianë, dhe ai nuk kandidoi në zgjedhjet e fundit parlamentare irakiane. Sipas ligjit, Ali Al-Zejdi ka një muaj kohë për të formuar kabinetin e tij dhe për ta paraqitur atë në parlament për votëbesim.

Pas zgjedhjes së Ali al-Zejdi në postin e kryeministrit, presidenti irakian u bëri thirrje të gjitha grupeve politike ta ndihmojnë atë në përmbushjen e shpejtë të këtij detyrimi ligjor dhe kombëtar.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip