Ngërç në negociatat mes qeverisë së Libanit dhe regjimit sionist
-
Ngërç në negociatat mes qeverisë së Libanit dhe regjimit sionist
Pars Today – Rrjeti televiziv Al-Mayadeen, duke cituar një burim diplomatik libanez, njoftoi se nuk ka asnjë plan për zhvillimin e një raundi të ri negociatash mes qeverisë libaneze dhe palës izraelite gjatë muajit të ardhshëm.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve të Radiotelevizionit të Iranit (IRIB), raporti i Al-Mayadeen flet për një ngërç dhe për shfaqjen e mosmarrëveshjeve të thella në procesin e dialogut mes qeverisë libaneze dhe regjimit sionist, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një burim diplomatik libanez u shpreh pë rrjetin televiziv Al-Mayadeen se nuk ka asnjë plan për zhvillimin e një raundi të ri negociatash mes Libanit dhe palës izraelite gjatë muajit të ardhshëm. Nëse arrihet marrëveshje për vazhdimin e dialogut, takimi mund të shtyhet për pas verës së këtij viti.
Sipas këtij burimi, qëndrimet e palës amerikane dhe asaj izraelite kanë penguar përparimin e bisedimeve.
Më herët, Hezbollahu i Libanit, në reagim ndaj publikimit nga Ministria e Jashtme e regjimit sionist të një harte të falsifikuar që përfshinte edhe jugun e Libanit, i kishte kërkuar qeverisë libaneze të ndërpriste negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)