Ceremonia e diplomimit të studentëve të Gazës mes rrënojave
Pars Today – Një numër të diplomuarish nga Gaza, pavarësisht vazhdimit të rrethimit dhe bombardimeve të pandërprera nga ushtria e regjimit sionist fëmijëvrasës, u mblodhën mes rrënojave për të festuar suksesin e tyre akademik.
Sipas raportimit të Pars Today, duke iu referuar agjencisë së lajmeve IRNA, ceremonia e diplomimit të studentëve të Gazës u zhvillua në kushte kur banorët e këtij rajoni vazhdojnë të përballen me pasojat e luftës, shkatërrimin e gjerë dhe kushtet e vështira humanitare.
Më herët, një institucion evropian për të drejtat e njeriut kishte njoftuar se dëmet e shkaktuara nga regjimi sionist në sektorin e arsimit të lartë në Rripin e Gazës arrijnë në 200 milionë dollarë.
Sipas këtij raporti, që nga fillimi i agresionit të regjimit izraelit ndaj Rripit të Gazës, 96 profesorë universitetesh janë vrarë dhe 88 mijë studentë janë privuar nga vazhdimi i studimeve.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)