Vazhdojnë sulmet e sionistëve ndaj infrastrukturës së jugut të Libanit
-
Pamje nga sulmi i regjimit sionist ndaj jugut të Libanit
Pars Today – Burime të lajmeve raportuan se regjimi sionist ka shkatërruar sërish infrastrukturën e zonave jugore të Libanit.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), ushtria e regjimit sionist, të enjten, në orët e para të mëngjesit, me kryerjen e një shpërthimi të fuqishëm në qytezën Al-Khiam, në distriktin Marjayoun të provincës Nabatieh, ka shkatërruar pjesë të tjera të infrastrukturës së Libanit jugor.
Shkatërrimi i infrastrukturës së Libanit jugor kryhet me synimin për t'i bërë këto zona të pabanueshme dhe për të parandaluar kthimin në shtëpitë e tyre të banorëve që mbështesin Rezistencën.
Rrjeti televiziv Al-Mayadeen gjithashtu raportoi se avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan në dy raste zonat përreth kodrës Al-Dabshah, nga drejtimi i zonës Doha në qytezën Kafr Rumman, në provincën Nabatieh, në jug të Libanit. Artileria e këtij regjimi gjithashtu vuri në shënjestër lartësitë Ali al-Taher dhe zonën Doha në qytezën Kafr Rumman.
Regjimi sionist ka nisur që më 2 mars sulme të reja kundër Libanit, të cilat, përveç martirizimit dhe plagosjes së një numri qytetarësh libanezë, kanë shkaktuar zhvendosjen e më shumë se një milion personave dhe ende pjesë të territorit në jug të këtij vendi janë nën pushtimin e këtij regjimi.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)