Gjenerali sionist: Izraeli ndodhet në prag të një gremine të thellë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i181268-gjenerali_sionist_izraeli_ndodhet_në_prag_të_një_gremine_të_thellë
Pars Today - Një gjeneral sionist në pension deklaroi se shoqëria e këtij regjimi sot qëndron në prag të një "gremine të thellë" dhe është plotësisht e verbër ndaj realiteteve dhe vuan nga shkurtpamësia politike.
(last modified 2026-08-25T08:47:47+00:00 )
Gusht 25, 2026 10:46 Europe/Tirane
  • Gjenerali sionist: Izraeli ndodhet në prag të një gremine të thellë
    Gjenerali sionist: Izraeli ndodhet në prag të një gremine të thellë

Pars Today - Një gjeneral sionist në pension deklaroi se shoqëria e këtij regjimi sot qëndron në prag të një "gremine të thellë" dhe është plotësisht e verbër ndaj realiteteve dhe vuan nga shkurtpamësia politike.

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve Fars, Yitzhak Brik, gjeneral sionist në pension, shkroi në gazetën Maariv se “Izraeli është shndërruar në një fushë përleshjeje ku tribalizmi shenjtërohet dhe veprimeve të gabuara u jepet legjitimitet, ndërsa sa herë që ngrihet ndonjë kritikë, kampet e ndryshme politike e bëjnë personin kritik objekt të akuzave.”

Brik shtoi: “Kur ai kritikon ashpër shefat e shtabit të ushtrisë gjatë viteve të fundit dhe i konsideron ata përgjegjës për tërheqjen e ushtrisë drejt greminës, krahu i majtë e quan atë "një të djathtë të Netanyahut". Në të kundërt, kur kritikon krerët politikë, në krye të të cilëve qëndron Benjamin Netanyahu, për shkak të rolit të tij të pamohueshëm në situatën aktuale dhe në ushtri, krahu i djathtë e quan atë "të majtë" dhe kur kritikon "haredimët", ata e quajnë atë "johebre".”

Ai shtoi se interesat e grupeve kanë dalë mbi interesat e sigurisë së këtij regjimi dhe njerëzit e shoqërisë janë të gatshëm t’i shkaktojnë dëme të rënda njëri-tjetrit; një çështje që e afron më shumë shembjen e "Izraelit".

(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)