Shtohet numri i martirëve të Intifadës së Kodsit
Një i ri palestinez është martirizuar nga forcat e ushtrisë sioniste pasi është qëlluar me plumb.
Qendra Informative e Palestinës ka njoftuar se ushtarakët e regjimit sionist sot (të martën) në mëngjes kanë sulmuar me armë një grup të të rinjve palestinezë në perëndim të Ramallahut dhe kanë martirizuar një palestinezë dhe kanë plagosur tre të tjerë. Burimet sioniste kanë njoftuar se Aref Xharadat, i riu palestinez 22 vjeç i cili ishte plagosur nga ushtarakët sionist më 4 maj në fshatin Sa'ir në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, është martirizuar për shkak të plagëve të thella. Vlen të theksohet se ushtarakët sionist që nga fillimi i Intifadës së Kodsit kanë martirizuar rreth 220 palestinezë dhe kanë plagosur shumë të tjerë.