Paralajmërime mbi projektet e reja të Izraelit kundër Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i18694-paralajmërime_mbi_projektet_e_reja_të_izraelit_kundër_kodsit
Komiteti i islam-kristian në Kods paralajmëroi mbi planet sekrete të regjimit sionist kundër xhamisë Al Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2016 17:22 Europe/Tirane
  • Paralajmërime mbi projektet e reja të Izraelit kundër Kodsit

Komiteti i islam-kristian në Kods paralajmëroi mbi planet sekrete të regjimit sionist kundër xhamisë Al Aksa.

Hana Isa sekretari i komitetit islam-kristian pasi shprehu mbështetjen për Kodsin dhe simbolet e shenjta të Kodsit, njoftoi për gërmimet nëntokësore që regjimi sionist bën nën xhaminë Al Aksa. Sipas këtij komiteti regjimi sionist ka shpallur luftë kundër simboleve të shenjta të Bejtul Mukadesit. Sekretari Isa tha se me të tilla gërmime regjimi sionist synon të shkatërrojë të gjitha simbolet arabe dhe islame të qytetit Kods. Isa nga BN dhe në veçanti nga OBI kërkoi që të ndërhyjnë për tu dhënë fund vazhdimit të agresioneve të regjimit sionist ndaj xhamisë Al Aksa. Ndërsa Ataullah Hena kryepeshkopi i ortodoksëve në Bejtul Mukades, ka thënë se veprimet e regjimit sionist në Kods janë të rrezikshme dhe tha se Izraeli me rrethimin e territoreve palestineze në Kods, rrezikon seriozisht identitetin e palestinezëve. Vlen të theksohet se regjimi sionist ka ndërmend të zbatojë planin e quajtur Kodsi i Dytë.