Dita e Kodsit kriter për identifikimin e përkrahësve të Palestinës
Ish ministri i mediave i Sirisë, ka thënë se Dita e Kodsit është kriter për njohjen e atyre që përkrahin vërtetë Palestinën.
Mehdi Dakhalullah ka thënë se Dita e Kodsit është kriter për njohjen e atyre që përkrahin vërtetë çështjen e Palestinës dhe mohimin e ekzistimit të Izraelit. Ish ministri i mediave i Sirisë ka theksuar se Imam Khomeini (ra) ka qenë largpamës dhe theksonte se problemet e botës islame pa fshirjen e regjimit sionist, si një gjëndër kanceroze, nuk mund të zgjidhen. Dakhalullah ka thënë se në të vërtetë emërtimi i Ditës së Kodsit në njërin nga muajt më të bekuar të vitit dhe në njërën nga ditët më të rëndësishme të vitit, tregon se Dita e Kodsit nuk ishte vetëm një ditë politike ose një ditë simbolike, por Kodsi është i vendosur thellësisht në besimin tonë. Ish ministri i mediave i Sirisë ka thënë se myslimanët nuk duhet ta harrojnë çështjen palestineze, sepse Kodsi është i lidhur me besimin dhe myslimanët nuk duhet të kenë asnjë mosmarrëveshje në lidhje me te. Dakhalullah në vazhdim ka shtuar se po ashtu siç kishte deklaruar Imam Khomeini (ra) në lidhje me këtë çështje, të gjithë myslimanët e botës duhet të ecin në rrugën e çlirimit të Kodsit.