Dita e Kodsit pasqyrë e përballjes botërore me terrorizmin
Një prej ekspertëve rusë, Ditën botërore të Kodsit e ka quajtur shëmbëlltyrë të përballjes botërore me terrorizmin qeveritar që ushtrohet nga regjimi sionist.
Maksim Shucenko, kryetar i qendrës për studime strategjike të feve dhe politikave të epokës moderne në në Rusi, ditën e enjte tha se Dita Botërore e Kodsit është një iniciativë e madhe dhe e pashoq e cila forcon lëvizjen botërore kundër terrorizmit qeveritar që ushtron regjimi i Izraelit kundër palestinezëve. Përcaktimi i së premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si Dita botërore e Kodsit, ishte një iniciativë e cila neutralizoi të gjitha përpjekjet e perëndimorëve dhe izraelit për të lënë në harresë çështjen palestineze dhe në të njëjtën kohë ngjalli shpresat për çlirimin e tokave të pushtuara dhe u dha shpresa palestinezëve që të jetojnë të lirë dhe në paqe në tokat dhe dheun e të parëve të tyre. Maksim Shucenko tha se dita botërore e Kodsit është përcaktuar me iniciativën e Imam Khomeinit (ra) themeluesit të RII dhe kjo ka një rol definitiv në fatin e popullit palestinez. Me rastin e Ditës botërore të Kodsit që është emëruar me iniciativë të imam Khomeinit (ra), njerëzit ngrihen në protesta për të shprehur mbështetjen e tyre në mbrojtje të aspiratave të Kodsit.