Arrestohen disa palestinezë në prag të Ditës Botërore të Kodsit
Njëkohësisht me afrimin e ditës botërore të Kodsit, regjimi sionist ka arrestuar disa palestinezë në BPLJ ( Bregu Perëndimor i Lumit Jordan) dhe në Bejtul Mukadesi.
Agjencia Tasnim e lajmeve thotë se forcat ushtarake të Izraelit ditën e enjte kanë arrestuar të paktën 10 të rinj palestinez dhe adoleshentë, mes tyre një gazetar në Bejtul Mukades. Me afrimin e së premtes të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit që është edhe Dita Botërore e Kodsit, imami i xhamisë Al Aksa u ka kërkuar palestinezëve që të marrin pjesë masivisht në xhaminë Al Kasa dhe në qytetin e pushtuar Kods. Kjo është në kohën kur regjimi sionist ka mbyllur dyert e xhamisë Al Aksa për palestinezët. Forcat e regjimit sionist gjithashtu dje dhe sot kanë sulmuar disa zona të rajonit BPLJ sidomos qytetin Al Khalil ku kanë arrestuar të paktën 13 palestinezë.