Arrestohen disa palestinezë në prag të Ditës Botërore të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i19753-arrestohen_disa_palestinezë_në_prag_të_ditës_botërore_të_kodsit
Njëkohësisht me afrimin e ditës botërore të Kodsit, regjimi sionist ka arrestuar disa palestinezë në BPLJ ( Bregu Perëndimor i Lumit Jordan) dhe në Bejtul Mukadesi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2016 17:06 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa palestinezë në prag të Ditës Botërore të Kodsit

Njëkohësisht me afrimin e ditës botërore të Kodsit, regjimi sionist ka arrestuar disa palestinezë në BPLJ ( Bregu Perëndimor i Lumit Jordan) dhe në Bejtul Mukadesi.

Agjencia Tasnim e lajmeve thotë se forcat ushtarake të Izraelit ditën e enjte kanë arrestuar të paktën 10 të rinj palestinez dhe adoleshentë, mes tyre një gazetar në Bejtul Mukades. Me afrimin e së premtes të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit që është edhe Dita Botërore e Kodsit, imami i xhamisë Al Aksa u ka kërkuar palestinezëve që të marrin pjesë masivisht në xhaminë Al Kasa dhe në qytetin e pushtuar Kods. Kjo është në kohën kur regjimi sionist ka mbyllur dyert e xhamisë Al Aksa për palestinezët. Forcat e regjimit sionist gjithashtu dje dhe sot kanë sulmuar disa zona të rajonit BPLJ sidomos qytetin Al Khalil ku kanë arrestuar të paktën 13 palestinezë.