Dita botërore e Kodsit, epopeja e mbrojtjes së Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i19768-dita_botërore_e_kodsit_epopeja_e_mbrojtjes_së_palestinës
Shefi i Shtabit të Intifadës dhe Kodsit në Iran tha se dita botërore e Kodsit është një epope e madhe në mbrojtje të popullit palestinez dhe për të dënuar veprimet e kompromisit të disa vendeve të rajonit me Izraelin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2016 17:06 Europe/Tirane
  • Dita botërore e Kodsit, epopeja e mbrojtjes së Palestinës

Shefi i Shtabit të Intifadës dhe Kodsit në Iran tha se dita botërore e Kodsit është një epope e madhe në mbrojtje të popullit palestinez dhe për të dënuar veprimet e kompromisit të disa vendeve të rajonit me Izraelin.

Ramazan Sharif shefi i shtabit të intifadës dhe Kodsit në Iran ndër të tjera deklaroi: Qëllimi i pjesëmarrjes masive në manifestimin madhështor të Ditës Botërore të Kodsit është dënimi i veprimeve të kompromisit të disa vendeve të rajonit me regjimin sionist dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve me këtë regjim fals. Mesazhi i manifestimit të Ditës Botërore të Kodsit është mbështetja për popullin palestinez dhe sivjet slogani i Ditës Botërore të Kodsit është " Uniteti i ummetit islam, mbështetje për intifadën palestineze dhe çlirim nga regjimi sionist dhe terrorizmi takfirist ". Kryetari i shtabit të intifadës dhe Kodsit në Iran foli mbi organizimin e ditës botërore të Kodsit në 850 qytete të Iranit dhe në mbi 80 vende të botës dhe tha: Vitet e fundit regjimi sionist dhe partnerët e tij rajonalë dhe jo rajonalë janë përpjekur të përhapin konfliktet dhe trazirat në botën islame me qëllim që aspiratat e Palestinës të lihen në harresë. Nisja e intifadës së tretë të palestinezëve, që deri tani ka rezultuar me 250 martirë dhe me mijëra të plagosur, ka ngjallur frikë të madhe tek regjimi sionist dhe sidomos tek kolonët sionistë.