Kodsi prioriteti i parë i ummetit Islam
Nafedh Ezam anëtar i lartë i zyrës politike Xhihadi Islamik Palestinez në prag të Ditës Botërore të Kodsit ka thënë se kjo ditë rikujton faktin se popujt myslimanë duhet të ndjekin me seriozitet çështjen e shpëtimit të xhamisë Al Aksa dhe të Kodsit nga pushtuesit sionistë.
Ky anëtar i Xhihadit Islamik Palestinez, doli mbi iniciativën e rëndësishme të imam Khomeinit (ra) në emërimin e të premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si Dita Botërore e Kodsit dhe tha se kombi palestinez shpreson që Dita e Kodsit të ringjallë unitetin e ummetit islam për çlirimin e Palestinës dhe të Kodsit të shenjtë. Davud Shahab zëdhënës i lëvizjes Xhihadi Islamik Palestinez në një intervistë dhënë agjencisë Kodsna ka thënë se dita botërore e Kodsit rikujton të gjitha të drejtat që i janë shkelur kombit palestinez. Personat që kanë mbajtur fjalim në asamblenë e dijetarëve myslimanë në Bejrut gjithashtu kanë thënë se Dita Botërore e Kodsit e emëruar nga imam Khomeini (ra) është një rast i volitshëm për nisjen e procesit për çlirimin e Kodsit të shenjtë dhe të të gjitha territoreve të Palestinës. Ndërsa Ismail Rezvan një prej anëtarëve të lëvizjes Hamas, e cilësoi të rëndësishëm lëvizjen e popujve myslimanë në mbështetje të xhamisë Al Aksa dhe tha se sot kur kjo xhami po sulmohet nga sionistët është e rëndësishme mbështetja për Intifadën e Kodsit. Muhamed Elham një prej anëtarëve të lëvizjes Fatah, Ditën Botërore të Kodsit e ka quajtur rastin më të mirë për të zbuluar krimet e sionistëve dhe planet e tyre të rrezikshme për hebraizimin e Kodsit të shenjtë dhe të xhamisë Al Aksa. Komiteti qendror për organizimin e aktiviteteve me rastin e Ditës Botërore të Kodsit në Irak me anë të një deklarate ka bërë të ditur se slogani i sivjetshëm i kësaj dite është " Të çlirojmë Kodsin". Ky komitet i ka kërkuar popullit irakian që në të premten e fundit të muajit të bekuar të ramazanit që është edhe Dita Botërore e Kodsit të marrë pjesë në manifestimin me rastin e kësaj dite. Në këtë fushë Abas Bejati deputet dhe anëtar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin irakian ka thënë se Dita Botërore e Kodsit është dita e unitetit islam, dita e shprehjes së urrejtjes ndaj hegjemonizmit botëror dhe shtoi se Bejtul Mukadesi dhe xhamia Al Aksa që është kibla e parë e myslimanëve mbahet e pushtuar nga regjimi sionist. Movafek Rabii ish këshilltar i sigurisë kombëtare të Irakut gjithashtu ka thënë se imam Khomeini (ra) me emërimin e të premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si Dita Botërore e Kodsit ka mbajtur gjallë çështjen e Bejtul Mukadesit tek të gjithë myslimanët e botës. Mehdi Dakhilullah ish ministër i informacionit të Sirisë gjithashtu ka thënë se Dita Botërore e Kodsit shërben për të qartësuar se kush janë mbështetësit realë të Palestinës. Vlen të theksohet se shumë personalitete të Pakistanit gjithashtu në takimin e organizuar me temë Çlirimi i Kodsit pret unitetin e ummetit islam, kanë theksuar në pjesëmarrjen masive në manifestimin e Ditës së Kodsit për të shprehur mbështetjen për popullin e përvuajtur palestinez.