Lëvizja Ansarullah njofton përkrahjen për popullin palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i19798-lëvizja_ansarullah_njofton_përkrahjen_për_popullin_palestinez
Lideri i lëvizjes Ansarullah në Jemen ka njoftuar se kjo lëvizje përkrah lëvizjen e rezistencës palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2016 04:29 Europe/Tirane
  • Lëvizja Ansarullah njofton përkrahjen për popullin palestinez

Lideri i lëvizjes Ansarullah në Jemen ka njoftuar se kjo lëvizje përkrah lëvizjen e rezistencës palestineze.

Abdulmalek Al Huthi, në një fjalim televiziv në lidhje me Ditën Botërore të Kodsit, ka thënë se populli jemenas i donë nga zemra vëllezërit palestinezë dhe e vlerëson deklarimin e palestinezëve për të vazhduar lëvizjen e rezistencës. Lideri i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, kryengritjen e popullit palestinez e konsideron si mjetin kryesor të rezistencës përballë regjimit të Tel Avivit dhe përkrahësve të tij si Amerika dhe aleatëve perëndimorë. Ai në vazhdim ka thënë: Regjimi sionist është armiku i përbashkët i të gjitha vendeve myslimane. Izraeli është kërcënimi kryesor që për të gjithë ne (myslimanët) është obligim që të luftojmë kundër tij. Xhamia Al Aksa është njëri nga vendet më të rëndësishme të myslimanëve që asnjëherë nuk mund ta harrojmë këtë. Miliona myslimanë nga e gjithë bota në Ditën e Kodsit, me organizimin e protestave, përveçse shprehin përkrahje për popullin palestinez, kërkojnë edhe dhënien fund të pushtimit të territoreve palestineze dhe ndaljen e krimeve ët regjimit ët Izraelit kundër popullin palestinez.