Mbështetja ndaj Palestinës është çelësi i unitetit të vendit të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i19825-mbështetja_ndaj_palestinës_është_çelësi_i_unitetit_të_vendit_të_rajonit
Kryetari i Parlamentit të Libanit deklaroi se çelësi i unitetit të vendeve të rajonit është mbështetja ndaj popullit të Palestinës përballë politikave pushtuese të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2016 08:12 Europe/Tirane
  • Mbështetja ndaj Palestinës është çelësi i unitetit të vendit të rajonit

Kryetari i Parlamentit të Libanit deklaroi se çelësi i unitetit të vendeve të rajonit është mbështetja ndaj popullit të Palestinës përballë politikave pushtuese të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nabie Bari në një intervistë me gazetën libaneze "Shara'a", tha se Palestina është çelësi i unitetit të arabëve dhe vendeve myslimane dhe çdo herë kur kemi harruar çështjen e Palestinës, jemi futur në fazën e përçarjeve dhe konflikteve, prandaj bota arabe dhe myslimane sot ka nevojë për përballje serioze kundër komploteve që synojnë krijimin e kaosit që aktualisht po ndiqen nga grupet terroriste dhe ekstremiste si ISIS shumë vende arabe dhe myslimane. Në këtë kuadër Shejkh Maher Hamud, sekretari i përgjithshëm i Unionit Botërore të Dijetarëve Myslimanë të Rezistencës në Liban, në ceremoninë e manifestimit të Ditës Botërore të Kodsit, deklaroi se Dita Botërore e Kodsit është një zotim i filluar nga Irani dhe Teherani zyrtar ka bërë një sakrificë të gjerë për të mbrojtur këtë ditë dhe për shkak të përkrahjes ndaj Kodsit u përballë me sanksione dhe luftë të gjatë. Ndërkohë Abu Emad Ar-Rrefai, përfaqësuesi i Xhihadit Islamik të Palestinës, shtoi se mesazhi kryesor dhe largpamësia e Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në shpalljen e të premtes së fundit të muajit të Ramazanit si Dita Botërore e Kodsit, është mbështetja e gjithanshme ndaj Palestinës në rezistencës përballë politikave të regjimit sionist.