Dita e Kodsit dita e mbrojtjes së popullit të përvuajtur palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i19852-dita_e_kodsit_dita_e_mbrojtjes_së_popullit_të_përvuajtur_palestinez
Kryetari i Komitetit revolucionar të lëvizjes Ansarullah në Jemen ka theksuar se Dita e Kodsit, është dita e mbrojtjes së popullit të përvuajtur palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2016 10:10 Europe/Tirane
  • Dita e Kodsit dita e mbrojtjes së popullit të përvuajtur palestinez

Kryetari i Komitetit revolucionar të lëvizjes Ansarullah në Jemen ka theksuar se Dita e Kodsit, është dita e mbrojtjes së popullit të përvuajtur palestinez.

Abdulmalek Al Huthi, në një me një delegacion të ambasadës së Palestinës në Jemen si dhe me organizata tjera palestineze, në lidhje me Ditën Botërore të Kodsit, ka thënë se populli jemenas i donë nga zemra vëllezërit palestinezë dhe e vlerëson deklarimin e palestinezëve për të vazhduar lëvizjen e rezistencës. Lideri i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, kryengritjen e popullit palestinez e konsideron si mjetin kryesor të rezistencës përballë regjimit të Tel Avivit dhe përkrahësve të tij si Amerika dhe aleatëve perëndimorë. Ai në vazhdim ka thënë: Regjimi sionist është armiku i përbashkët i të gjitha vendeve myslimane. Izraeli është kërcënimi kryesor që për të gjithë ne (myslimanët) është obligim që të luftojmë kundër tij. Xhamia Al Aksa është njëri nga vendet më të rëndësishme të myslimanëve që asnjëherë nuk mund ta harrojmë këtë. Miliona myslimanë nga e gjithë bota në Ditën e Kodsit, me organizimin e protestave, përveçse shprehin përkrahje për popullin palestinez, kërkojnë edhe dhënien fund të pushtimit të territoreve palestineze dhe ndaljen e krimeve të regjimit ët Izraelit kundër popullin palestinez.