Parlamenti turk organizon mbledhje të jashtëzakonshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i21586-parlamenti_turk_organizon_mbledhje_të_jashtëzakonshme
Autoritetet e Turqisë kanë njoftuar për organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2016 07:58 Europe/Tirane
  • Parlamenti turk organizon mbledhje të jashtëzakonshme

Autoritetet e Turqisë kanë njoftuar për organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit të këtij vendi.

Agjencia e Anatoli e lajmeve njoftoi se autoritetet e Turqisë të shtunën deklaruan se Parlamenti i këtij vendi ka organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me grusht shtetin e pasuksesshëm që u zhvillua në këtë vend. Sipas këtij burimi, mbledhja e jashtëzakonshme e Parlamentit të Turqisë u organizua në kohën kur një pjesë e godinës së këtij institucioni është goditur nga një avion ushtarak që drejtohej nga grusht shtetasit dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë disa funksionarë të Parlamentit dhe oficerë të policisë janë plagosur për shkak të shpërthimit të disa bombave rreth dhe në hyrje të godinës së Parlamentit të Turqisë.