Kundërshtarët sirianë të kënaqur nga dështimi i grusht shtetit në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i21616-kundërshtarët_sirianë_të_kënaqur_nga_dështimi_i_grusht_shtetit_në_turqi
Kundërshtarët dhe opozita siriane, janë shprehur të kënaqur nga dështimi i grusht shtetit në Turqi, duke e cilësuar atë një lëvizje puçiste për të kontrolluar vullnetin e popullit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2016 13:57 Europe/Tirane
  • Kundërshtarët sirianë të kënaqur nga dështimi i grusht shtetit në Turqi

Kundërshtarët dhe opozita siriane, janë shprehur të kënaqur nga dështimi i grusht shtetit në Turqi, duke e cilësuar atë një lëvizje puçiste për të kontrolluar vullnetin e popullit.

Sipas një njoftimi të Associated Press, grupi opozitar sirian i quajtur "aleanca e opozitarëve të Sirisë" me qendër në Turqi pasi mirëpriti dështimin e grushtit të shtetit, deklaroi: Turqia ka mbrojtur demokracinë e saj duke kontrolluar ato përpjekje që synonin kontrollimin e vullnetit të popullit. populli turk i kushton rëndësi demokracisë dhe nuk lejon që një grup ushtarakët të shkatërrojnë këtë demokraci për kthimin e pushtetit ushtarak. Vlen të theksohet se qeveria turke është një prej kundërshtarëve të fortë Bashar Asad dhe ajo përveçse ndihmon kryengritësit sirian, ka pranuar 2.7 milion emigrantë sirianë.