42 helikopterë të ushtrisë janë humbur në Turqi
(last modified Mon, 18 Jul 2016 11:12:16 GMT )
Korrik 18, 2016 13:12 Europe/Tirane
  • 42 helikopterë të ushtrisë janë humbur në Turqi

42 helikopterë ushtarakë të Turqisë janë zhdukur dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar që këto helikopterë kudo që të vërehen në Turqi, menjëherë të shkatërrohen nga avionët e ushtrisë.

Kanali televiziv CNN në gjuhën turke ka njoftuar se 42 helikopterë ushtarakë konsiderohen të zhdukur pas grusht shtetit të pasuksesshëm në këtë vend dhe ende nuk është zbuluar se ku ndodhen këta helikopterë. Ky lajm është reflektuar menjëherë në mediat informative dhe organet përkatëse kanë konfirmuar këtë lajm. Zhdukja e këtyre helikopterëve do të thotë se ekziston mundësia që disa qarqe ushtarake në Turqi ende të jenë në përkrahje të ushtarakëve që bënë grusht shtet kundër qeverisë dhe këta helikopterë i kanë fshehur në ndonjë vend të pazbuluar në mënyrë që të shfrytëzohen në ndonjë kohë të duhur kundër ushtrisë së Turqisë. Kjo është në kohën kur ministri i mbrojtjes së Turqisë ka deklaruar se nuk mund të jemi të sigurt se grusht shteti ka përfunduar plotësisht. Disa burime informative jo zyrtare në Turqi thonë se helikopterët e zhdukur janë të llojit Bol 205, helikopterë të modelit W dhe P Kobra. Ekziston mundësi që në mesin e këtyre helikopterëve të jenë edhe helikopterë të llojit Black Hawk. Një helikopter i llojit Black Hawk i cili në ditën e grusht shtetit ishte arratisur në Greqi duke i transportuar tetë oficerë të lartë të grusht shtetit, i është dorëzuar ushtrisë së Turqisë.

Tags