Deklaratë e përbashkët e Shejkh Kasem dhe klerikëve bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i21886-deklaratë_e_përbashkët_e_shejkh_kasem_dhe_klerikëve_bahrejnas
Në mesin e shtimit të tensioneve nga ana e regjimit Al Khalifa ndaj shiitëve bahrejnas dhe shoqatës Vafak, Ajetollah Isa Kasem, klerik i njohur shiit në Bahrejn i shoqëruar nga disa klerikë tjerë shiitë bahrejnas, kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 17:28 Europe/Tirane
  • Deklaratë e përbashkët e Shejkh Kasem dhe klerikëve bahrejnas

Në mesin e shtimit të tensioneve nga ana e regjimit Al Khalifa ndaj shiitëve bahrejnas dhe shoqatës Vafak, Ajetollah Isa Kasem, klerik i njohur shiit në Bahrejn i shoqëruar nga disa klerikë tjerë shiitë bahrejnas, kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët.

Në këtë deklaratë thuhet: Ne besojmë se ekzistenca, identiteti, besimi, ritet dhe obligimet tona janë duke u rrezikuar dhe ne kërkojmë ndaljen e procesit të shtypjeve. Gjykata e regjimit Al Khalifa dje (e diele) ka nxjerrë vendim përfundimtar për pushimin e shoqatës Vafak, një nga shoqatat më të mëdha e opozitarëve në Bahrejn. Sipas këtij vendimi, pasuria e kësaj shoqate do të administrohet nga qeveria. Gjykata e Bahrejnit ka pezulluar të gjitha aktivitetet e kësaj shoqate. Në qershor të 2015 ishte burgosur sekretari kësaj shoqate Shejkh Selman dhe është dënuar me katër vite burgim.