Palestina kërkon ndërprerjen e krimeve të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i21916-palestina_kërkon_ndërprerjen_e_krimeve_të_regjimit_sionist
Ministria e jashtme e Palestinës ka kërkuar ndërprerjen e krimeve dhe sulmeve të forcave sioniste kundër palestinezëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 17:00 Europe/Tirane
  • Palestina kërkon ndërprerjen e krimeve të regjimit sionist

Ministria e jashtme e Palestinës ka kërkuar ndërprerjen e krimeve dhe sulmeve të forcave sioniste kundër palestinezëve.

Ministria e jashtme e Palestinës ditën e hënë duke reaguar ndaj krimeve dhe sulmeve të forcave izraelite kundër palestinezëve, doli me një deklaratë ku thuhet se inspektimet e kryera nga Avigdor Liberman ministri i luftës i regjimit sionist në pikat e kontrollit dhe patrullimit në Kandila në rajonin BPLJ dëshmon për faktin se ky regjim synon shtimin e sulmeve dhe krimeve kundër palestinezëve. Ministria e jashtme e Palestinës ka thënë se regjimi sionist nuk duhet të kujtojë se me dhjetëra kilometra rrugë të rajonit BPLJ mund t’i përdorë vetëm për kalimin e kolonëve sionistë ndërsa palestinezët nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë këto rrugë. Ministria e jashtme e Palestinës nga OKB dhe nga BN ka kërkuar të ndalojë veprimet raciste dhe diskriminuese të regjimit sionist për hebraizimin e territoreve palestineze. Në të njëjtën kohë lëvizja Fatah ka dënuar rrethimin e qytetit Khalil dhe shkatërrimin e palestinezëve në qytetin Xhenin në veri të rajonit BPLJ nga ana e forcave sioniste, duke i cilësuar ato veprime të organizuara dhe programuara më parë.