Ushtria siriane avancon në veri të qytetit Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i21925-ushtria_siriane_avancon_në_veri_të_qytetit_alepo
Ushtria siriane njoftoi avancimet e saj në veri të qytetit Alepo dhe marrjen nën kontroll të qendrave të lëshimit të raketave që përdoreshin nga terroristët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 17:00 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane avancon në veri të qytetit Alepo

Ushtria siriane njoftoi avancimet e saj në veri të qytetit Alepo dhe marrjen nën kontroll të qendrave të lëshimit të raketave që përdoreshin nga terroristët.

Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim të lajmeve, ushtria siriane ditën e hënë ka vazhduar avancimet e saj në rajonin Banizeit në veri të qytetit Alepo, duke kontrolluar për herë të parë qendrat e lëshimit të raketave dhe predhave. Përleshje të shumta ka pasur në rrugën Castello në veri të Alepos dhe në zonën malorw Mari të cilat tashmë janë çliruar nga ushtria siriane. Çlirimi i rajonit malor Mari ka rëndësi strategjike për ushtrinë siriane e cila ka mundur të vë nën kontroll edhe fabrikën e zonës Khaledie që është një prej infrastrukturave më të mëdha industriale të qytetit Alepo. Shumica e makinerive të kësaj fabrike janë grabitur dhe janë dërguar në Turqi.