Xhubair: Do të vazhdojmë mbështetjen për opozitarët sirianë
(last modified Tue, 19 Jul 2016 07:44:59 GMT )
Korrik 19, 2016 09:44 Europe/Tirane
  • Xhubair: Do të vazhdojmë mbështetjen për opozitarët sirianë

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, vendi i të cilit është një prej mbështetësve kryesorë të kryengritësve sirianë tha se do të vazhdojë mbështetjen për terroristët e armatosur në Siri dhe luftën kundër ISIS.

Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, së bashku me disa ministra të tjerë të vendeve arabe anëtare në këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik, është nisur drejt Evropës për tu takuar me ministrat e jashtëm të BE. Në një konferencë për shtyp me Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë: Marrëdhëniet e vendeve anëtarë të këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik me vendet evropiane është historike dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me këtë union për tu përballur me sfidat ndërkombëtare dhe rajonale. Mbështetja për kryengritësit siriane dhe luftën kundër ISIS do të vazhdojë. Tani topi është në fushën e Bashar Asad dhe është ai që duhet të përgjigjet për kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare, tha në fjalën e tij Adel Xhubair. Ndërsa Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane deklaroi: Ne mirëpresim bashkëpunimin me Arabinë Saudite në të gjitha fushat dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin me këtë vend në luftën kundër ISIS. Ajo vlerësoi rolin e Arabisë Saudite dhe të Kuvajtit në ecurinë e bisedimeve për Jemenin dhe shprehu mbështetjen e Evropës për përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të krizës në Jemen.

 

 

Tags