Përhapja e ekstremizmit në Arabinë Saudite me 35 mijë shkolla
Regjimi Al Saud është mbështetur në shumë metoda për përhapjen e ekstremizmit që më të rëndësishmet prej tyre janë metodat arsimore në shkollat e Arabisë Saudite në të gjitha nivelet duke filluar nga foshnjorët e deri në nivelet më të larta të shkollimit. Në të gjitha këto qendra arsimore forcohet të menduarit ekstremist dhe thellohet urrejtja dhe armiqësia kundër kundërshtarëve të vehabizmit.
Regjimi Al Saud që nga koha kur ka filluar të mbështetët në politikën e luftës dhe vrasjes dhe pushtoi të gjithë territorin e Hixhazit dhe të gjithë Arabinë Saudite, duke marrë parasysh lidhjen e ngushtë që krijoi me vehabizmin, në qendër të programeve të tij vendosi përhapjen e këtyre bindjeve devijuese dhe të rrezikshme në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në të gjithë botën me qëllim të çuarjes përpara të politikave të tij.
Regjimi Al Saud ka përdorur shkollat dhe qendra fetare si institucione për përhapjen e të menduarit vehabist dhe për të mbjellë farën e urrejtjes dhe armiqësisë tek nxënësit dhe studentët e këtyre shkollave dhe për t'i ushqyer ata me koncepte shkatërruese. Në këtë kuadër keqshfrytëzoheshin çështjet e ndryshme fetare për realizimin e politikës së regjimit Al Saud nëpërmjet provokimit dhe nxitjes së përçarjes.
Në përgjithësi në shkollat të cilat administrohen me parat e Arabisë Saudite në vende të ndryshme të botës, predikuesit dhe shejkhat e trajnuar në Arabinë Saudite, shpallen jobesimtarë ndjekësit e feve të tjera që kundërshtojnë të menduarin vehabist dhe këto veprime rezultojnë me forcimin e dhunës dhe ekstremizmit dhe shtypjes së dhunshme.
Një vështrim me metodat arsimore saudite shumë qartë zbulohet ideologjia e përhapjes së urrejtjes kundër myslimanëve të cilët nuk pranojnë të ndjekin shkollën e ashtuquajtur islame "vehabizmin".
Metoda më e rrezikshme që zbaton regjimi Al Saud për të goditur myslimanët, sidomos ndjekësit e shkollës së Ehli Bejtit (a.s.), është urdhërimi i disa personave që e quajnë vetën dijetarë fetarë, për të lëshuar fetva dhe urdhëresa fetare provokuese dhe anti-islame në kuadër të realizimit të politikave dhe qëllimeve të regjimit Al Saud.
Regjimi Al Saud e kupton shumë mirë këtë çështje se rëndësia e veprimeve përçarëse nuk është më e vogël se sa planet politike, ushtarake dhe ekonomike të tij, prandaj për këtë arsye përdor mjete të mëdha për të lëshuar fetva vehabiste dhe për të ndryshuar metodat arsimore në kuadër të kësaj politike.
Regjimi Al Saud përdorë në masë të madhe edhe rrjetet dhe mediat e ndryshme për të forcuar politikën diskriminuese fisnore dhe për të lënë të lirë mediat mercenare për të kryer rolin e tyre të pistë. Përveç kësaj edhe bibliotekat e Arabisë Saudite janë të mbushura me libra të selefizmit ekstremist të cilat përhapin kulturën e urrejtjes kundër myslimanëve të shkollave të tjera, sidomos kundër myslimanëve të shkollës shiite, por edhe kundër jomyslimanëve.
Një sondazh paralajmërues rreth fëmijëve sauditë
Librat fetare të shkollave saudite dhe të shkollave që financohen nga regjimi Al Saud në vendet e tjera të botës, përmbajtjen dhe temat e tyre i kanë marrë nga libri i njohur i Muhamed bin Abdulvahab, themelues i vehabizimit i titulluar "Tevhid". Ky libër, të gjitha shkollat islame kundërshtare të vehabizmit akuzon për idhujtari dhe mohimin e Zotit.
Fëmijët sauditë që nga çasti kur hyjnë në shkollë, njihen me këto koncepte dhe bindje të rrezikshme dhe pikërisht këta individë në vazhdim fillojnë të përhapin verdiktet takfiriste kundër atyre që kundërshtojnë vehabizmin.
Në këtë fushë është kryer një studim dhe një sondazh nga Abdulmaxhid bin Abdullah Al-Ghamedi, këshilltar arsimor dhe ish-drejtor i shkollave të Riadit. Ky studim tregon se 60% e fëmijëve sauditë kanë kapacitetin që të zhytën në humnerën e errët të terrorizmit për shkak se janë nën ndikim të predikuesve të devijuar, do të thotë të tafiristëve të cilët së fundi po përdorin në masë të madhe edhe teknologjinë moderne për realizimin e qëllimeve të tyre.
Arsimi në shkollat e Arabisë Saudite zhvillohet në kuadër të sulmit kundër bindjeve të ndjekësve të shkollave të tjera islame nëpërmjet shtrembërimit dhe devijimit të teksteve fetare në bazë të metodës vehabiste e cila lejon vrasjen dhe prerjen e kokës së çdo personi i cili kundërshton vehabizmin dhe lejon gjithashtu plaçkitjen e pasurive dhe përdhosjen e nderit të tyre në emër të asaj që ata i quajnë idhujtar dhe takfirist dhe në emër të pretendimit për zbatimin e urdhrave të autoritetit fetar të tyre.
Rrënjët e takfirizmit në Arabinë Saudite/Fillon shpëlarja e trurit të nxënësve në 35 mijë shkolla
Gazeta "Al-Akhbar" e Libanit së fundi në një raport të saj ka shkruar se nëse dëshironi të shkatërroni rrënjët e takfirizmit në Arabinë Saudite, sëpari duhet të trajtoni metodat arsimore të këtij vendi. Kjo gazetë libaneze duke publikuar një fotografi nga një shkollë saudite, ka shkruar: "Operacionet për shpëlarjen e trurit të nxënësve sauditë fillojnë që nga fazat e para të shkollimit".
Në këtë raport thuhet: "Numri i shkollave saudite sipas statistikave zyrtare, është deklaruar 35000. Përveç këtij numri, duhet marrë parasysh edhe shkollat dhe qendrat arsimore saudite në vendet arabe, aziatike dhe perëndimore. Të gjitha këto shkolla ndjekin metoda arsimore saudite, sidomos metodat fetare të arsimit. Regjimi Al Saud këto metoda i konsideron si rregulla të shenjta në sistemin arsimor të tij dhe synon që nëpërmjet këtyre metodave të mbjellë farën e besimit tek gjeneratat e reja. Mirëpo shumë analistë besojnë se kjo farë e këtij lloji të besimi ka rezultuar në edukimin e elementëve kamikazë, në veprime shkatërrues dhe në vrasjen e njerëzve të pafajshëm në rajonin e Lindjes së Mesme".
Elita, universitarët dhe një pjesë e gjerë e shoqërisë së Arabisë Saudite, shtimin e veprimeve terroriste dhe vrasjen e njerëzve të pafajshme e lidhin me idetë e bazuara mbi takfirizmin dhe derdhjen e gjakut të çdo personi i cili nuk beson në bindjet vehabiste të mbretërisë së regjimit Al Saud.
Kjo gazetë vë në dukje mësimin e mësimeve të Muhamed bin Abdulvahab, themeluesit të vehabizmit, në shkollat dhe qendrat shkencore dhe universitare të Arabisë Saudite. Këto mësime kryesisht bazohen në baza të takfirizmit do të thotë shpalljen jobesimtarë të ndjekësve të shkollave të tjera islame, sidomos të myslimanëve shiitë dhe gjithashtu duhet pritur vazhdimin e vrasjeve, shpërthimeve, sulmeve kamikazë dhe me autobomba kundër myslimanëve shiitë brenda në territorin e Arabisë Saudite dhe në vendet e tjera islame. Këto sulme pritet të vazhdojnë kundër të gjithë atyre personave që nga pikëpamja e vehabistëve janë kundër politikës dhe bindjeve të tyre. Vehabistët besojnë të gjithë kundërshtarët e tyre duhet të shkojnë në ferr! Në këtë mënyrë misionarët e regjimit fisnor Al Saud dhe të diplomuarit e shkollave dhe universiteteve saudite aktualisht kanë mbushur vendet dhe rajonet për rreth nesh dhe po kryejnë vrasje, po presin koka dhe po shkatërrojnë në emër të asaj që ata e quajnë "Tevhid" dhe "Fe të Pastës".
Nëse do t'i hedhim një vështrim ligjëratave dhe fjalimeve të predikuesve dhe myftinjve vehabistë në xhamitë e Arabisë Saudite, për ne do të bëhet shumë i qartë ambienti dhe atmosfera për përhapjen e konceptit të takfirizmit kundër të tjerëve. Ajo çfarë u mësohet fëmijëve në foshnjore, në shkollat fillore, nxënësve në shkollat e mesme dhe studentëve në universitete, thjeshtë bëhet për tu shpëlarë trurin të gjitha gjeneratave të shoqërisë së Arabisë Saudite dhe për tu mbushur trurin atyre me mendime dhe mësime të cilat ndiqen nga grupe terroriste të tilla si ISIS.
Shkollat e Arabisë Saudite, qendra për eksportin e terroristëve dhe përhapjen e ekstremizmit
Pas përhapjes së fenomenit të terrorizmit në botë dhe sidomos në Azinë Perëndimor do të thotë në Lindjen e Mesme, janë kryer shumë studime dhe hulumtime rreth burimeve të terrorizmit dhe në lidhje me faktorët që qëndrojnë prapa këtij skenari. Këto studime kanë trajtuar edhe kulturat që bartin të menduarin ekstremist të terroristëve që rezulton me kryerjen e krimeve të egra nga ata për të realizuar qëllimet e tyre dhe qëllimet e vendeve që mbështesin terroristët.
Këto studime kanë zbuluar se mendimi vehabist i regjimit fisnor mbretëror që sundon Arabinë Saudite është vetëm një mbulesë fetare për arsyetimin e pranisë së regjimit despotik Al Saud në tokën e shenjtë të shpalljes hyjnore dhe për të mashtruar botën islame. Vehabizmi bazohet në metoda të shumta për predikimin dhe përhapjen e mendimeve ekstremiste mes myslimanëve që në krye të këtyre metodave, janë metodat arsimore në shkollat e Arabisë Saudite në të gjitha nivelet e shkollimit që shkollimi fillor deri në atë universitar. Në këtë propagandë nuk kursehen as foshnjorët dhe çerdhet. Këto metoda mbjellin dhe forcojnë mendimin ekstremist dhe thellimin e urrejtjes dhe armiqësisë tek nxënësit dhe studentët kundër çdo personi që kundërshton mendimin vehabist, të jetë ai mysliman ose jo mysliman.
Instituti amerikan "Freedom Hous" në një raport të tij ka theksuar se tekstet e shkollave dhe të universiteteve saudite, inkurajojnë dhe nxisin urrejtjen dhe armiqësinë ndaj atyre personave që janë kundër mësimeve vehabiste, le të jenë ata myslimanë ose besimtarë të feve të tjera".
Xhon Brinan, shefi i organizatës CIA, gjithashtu ka pohuar se shoqëria tradicionale e Arabisë Saudite është kultivuese e terrorizmit dhe për këtë arsye Arabia Saudite duhet të bëjë një tranzicion nga gjenerata e kaluar që jetonte në një ambient shumë tradicional dhe të kalojë në shekullin 21".