Shkarkohen nga detyra 1500 nëpunës të Ministrisë së Financave në Turqi
(last modified Tue, 19 Jul 2016 12:59:09 GMT )
Korrik 19, 2016 14:59 Europe/Tirane
  • Shkarkohen nga detyra 1500 nëpunës të Ministrisë së Financave në Turqi

Mediat informative të Turqisë kanë njoftuar për shkarkimin nga detyra të më shumë se njëmijë punonjësve të Ministrisë së Financave pas grusht shtetit të pasuksesshëm në këtë vend.

Faqja informative "Star" njoftoi se Ministria e Financave të Turqisë të hënën ka shkarkuar nga detyra të paktën 1500 punonjës të këtij institucioni me akuzë të bashkëpunimit me lëvizjen "Hizmet" dhe me grusht shtetin e pasuksesshëm në këtë vend.

Sipas këtij raporti, Ministria e Brendshme e Turqisë gjithashtu ka shkarkuar nga detyra mbi 8000 punonjës duke mes tyre edhe disa kryetar provincash dhe inspektor me akuzë se janë bashkëpunëtorë të lëvizjes "Hizmet" dhe të grusht shtetit.

Burimet informative gjithashtu kanë njoftuar se autoritetet turke po shqyrtojnë edhe dosjen e 8000 kompanive tregtare me akuzë për ndihmë financiare ndaj  lëvizjes "Hizmet" që drejtohet nga miliarderi Fethullah Gylen dhe në lidhje me këtë çështje po hetohen edhe mijëra persona të tjerë.

Vlen të theksohet se si pasojë e grusht shtetit ushtarak të pasuksesshëm kundër qeverisë në Turqi, ka filluar një valë e madhe e arrestimit të kundërshtarëve të presidentit dhe të qeverisë së Turqi. Qeveria e Turqisë grusht shtetin e pasuksesshëm të së premtes mbrëma e ka lidhur me përkrahësit të Fethulla Gylen, ndërsa ky i fundit me anë të një deklarate ka dënuar grusht shtetin ushtarak dhe ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë së Ankarasë.

Tags