Ushtria jemenase sulmon një bazë ushtarake të Arabisë Saudite
(last modified Tue, 19 Jul 2016 19:23:03 GMT )
Korrik 19, 2016 21:23 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase sulmon një bazë ushtarake të Arabisë Saudite

Ushtria jemenase ka sulmuar me mortaja dhe predha një bazë të sapondërtuar ushtarake të Arabisë saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Menar sipas të cilës predhat e ushtrisë jemenase kanë goditur bazën ushtarake të Arabisë Saudite në provincën Xhizan, në shenjë reagimi ndaj sulmeve të Arabisë Saudite në rajone të ndryshme të Jemenit dhe shkeljes së armëpushimit të shpallur nga OKB më datë 10 prill.  Njëkohësisht me nisjen e negociatave të paqes në Kuvajt, Arabia Saudite ka vazhduar sulmet e saj kundër Jemenit. Agjencia Menar e lajmeve njofton se njëkohësisht me nisjen e negociatave të paqes, Arabia Saudite sot ka sulmuar të paktën 9 provinca të Jemenit mes tyre kryeqytetin Sana duke vrarë shumë civilë. Një prej zonave të bombarduara sot nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite ishte rajoni Same i provincës Saade. Ndërkohë grupi i Riadit me gjithë qëndrimet e tij kundër Ismail Ould Sheik Ahmed të dërguarit special të OKB për çështjen e Jemenit, deklaroi se negociatat i nis pa asnjë parakusht. Arabia Saudite në koalicion me disa vende arabe të rajonit dhe me dritën jeshile të Amerikës, ka nisur sulmet kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi, duke marrë jetën e mijëra civilëve të pafajshëm dhe duke shkatërruar rëndë infrastrukturën e Jemenit.