Kritikohen politikat shtypëse të regjimit Al Khalifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22045-kritikohen_politikat_shtypëse_të_regjimit_al_khalifa
Lëvizja islamike Amal në Bahrejn ka kritikuar politikat shtypëse të regjimit Al Khalifa,
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 19, 2016 21:23 Europe/Tirane
  • Kritikohen politikat shtypëse të regjimit Al Khalifa

Lëvizja islamike Amal në Bahrejn ka kritikuar politikat shtypëse të regjimit Al Khalifa,

Kjo lëvizje me anë të një deklarate të nxjerrë sot ka dënuar vendimin për dënimin e Isa Kasem një prej klerikëve më të njohur në Bahrejn dhe vendimin për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar si dhe ndalimin e 4 drejtuesve fetarë që të organizojnë namazin e xhumasë në Bahrejn. Në këtë deklaratë thuhet se me të tilla veprime, regjimi Al Khalifa shton nga dita në ditë armiqësinë e tij me popullin. Lëvizja islamike Amal e Bahrejnit vuri në dukje se me të tilla veprime regjimi Al Khalifa dëshmon qartë se thur komplote kundër popullit, i cili kërkon nga shteti të respektojë të drejtat, simbolet fetare dhe kërkesat e tij. Lëvizja islamike Amal thekson se regjimi Al Khalifa po e kthen vendin në një shtet diktatorial ku protestat popullore të popullit i cili kërkon liri, demokraci dhe zgjedhjen e pushtetit me votën e popullit, i shtyp me forcë dhe dhunë. Ndërkohë në Bahrejn 17 klerikë me anë të një peticione kanë kërkuar mbështetjen e tyre për sheik Isa Kasem dhe 3 klerikë të tjerë të dënuar nga regjimi Al Khalifa. Klerikët fetarë shiitë në Bahrejn kanë arritur në përfundimin se regjimi Al Khalifa po sulmon simbolet, bindjet dhe punën e tyre dhe për këtë kërkojnë ndërprerjen e të tilla veprimeve.