ISIS kufizon internetin në Mosul të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22054-isis_kufizon_internetin_në_mosul_të_irakut
Grupi terrorist ISIS i cili aktualisht ndodhet në një situatë të brishtë, ka kufizuar qasjen në internet për banorët e Mosulit, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 03:26 Europe/Tirane
  • ISIS kufizon internetin në Mosul të Irakut

Grupi terrorist ISIS i cili aktualisht ndodhet në një situatë të brishtë, ka kufizuar qasjen në internet për banorët e Mosulit, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.

Kanali informativ Al Alam njoftoi se grupi terrorist ISIS ka deklaruar se duhet të ndërpriten shërbimet internetive për shtëpitë, dyqanet, vendet publike dhe për të gjitha zonat e tjera në qytetin Mosul.

Grupi terrorist ISIS me anë të një deklarate, ka deklaruar se qendrat që ofrojnë shërbimet e internetit nën kontrollin e ISIS, bëjnë përjashtim nga ky rregull me kusht që të mos ekzistojë qasje në internet nga jashtë këtyre qendrave.

ISIS ka theksuar se çfarëdo lloj kërkese për qasje në internet ose për shitjen e shërbimeve të internetit, duhet të bëhet me informimin dhe mbikëqyrjen e këtij grupi.

Vlen të theksohet se forcat irakiane kanë filluar beteja të ashpra në afërsi të qytetit Mosul për të çliruar këtë qytet nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Mosuli është qyteti i dytë më i madh i Irakut dhe terroristët kanë pushtuar këtë qytet që nga 10 qershori 2014.