Shpërthim terrorist në jug të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22069-shpërthim_terrorist_në_jug_të_bagdadit
Nga një shpërthim terrorist në Jug të Bagdadit, 6 persona kanë humbur jetën ose janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 04:41 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në jug të Bagdadit

Nga një shpërthim terrorist në Jug të Bagdadit, 6 persona kanë humbur jetën ose janë plagosur.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Ahad e lajmeve në Liban sipas të cilës, shpërthimi terrorist ka ndodhur në rajonin Dora në jug të Bagdadit kryeqytet të Irakut. Shpërthimi ka lënë të vrarë 2 persona dhe plagosur 4 të tjerë, thuhet në njoftimin e agjencisë Ahad. Ndërkohë shpërthimi i një autobombe në rrugën e kalimit të forcave irakiane të sigurimit në rajonin Hur Raxhab në jug t kryeqytetit Bagdad, tre ushtarakë irakiane janë plagosur. Grupi terrorist takfirist ISIS për të rikuperuar disfatat dhe dështimet e tij në lutë, ka nisur të përdorë shpërthimet dhe aktet terroriste kundër civilëve dhe njerëzve të pambrojtur në Irak. Në një tjetër lajm nga Iraku, Xhasem Saadi komandant i forcave të policisë në provincën Diale të Irakut deklaroi se forcat e sigurimit në Irak kanë arrestuar 9 terroristë përpara se ata të zbatonin disa operacione terroristë në provincën Diale në verilindje të Bagdadit.