Turqia bllokon faqen e internetit "WikiLeaks"
(last modified Wed, 20 Jul 2016 11:52:21 GMT )
Korrik 20, 2016 13:52 Europe/Tirane
  • Turqia bllokon faqen e internetit

Qeveria e Ankarasë në reagim ndaj zbulimit të 300 mijë dokumenteve të partisë në pushtet AKP, ka bllokuar qasjen në faqen e internetit "WikiLeaks".

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ministria e Telekomunikacionit të Turqisë të mërkurën ka njoftuar për mbylljen e faqes së internetit "WikiLeaks" në këtë vend për shkak të zbulimit të mijëra dokumenteve të partisë AKP të Turqisë. Faqja internetive "WikiLeaks" në reagim ndaj pastrimit të gjerë të qeverisë së Ankarasë gjatë periudhës pas grusht shtetit, ka zbuluar dhe publikuar rreth 300 mijë e-maila që i përkasin serverit të brendshëm të AKP dhe ka publikuar edhe mijëra letra të tjera shtesë të këtyre dokumenteve. Vlen të theksohet se rreth 294548 e-maila të AKP që i përkasin Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, janë bërë publike të martën në mbrëmje në ora 23:00 sipas kohës së Turqisë. "WikiLeaks" gjithashtu ka thënë se ka kontrolluar dhe konfirmuar përmbajtjen e e-mailave që kanë lidhje me autorët e grusht shtetit ose me partitë politike opozitare.

Tags