Operacionet e ushtrisë irakiane në provincën Ninva
(last modified Wed, 20 Jul 2016 16:43:38 GMT )
Korrik 20, 2016 18:43 Europe/Tirane
  • Operacionet e ushtrisë irakiane në provincën Ninva

Forcat e ushtrisë irakiane kanë çliruar nga pushtimi i terroristëve të ISIS rajonet në juglindje të Mosulit, qendër e provincën Ninva.

Sipas kanalit televiziv Someria News, Dhoma e operacioneve të forcave të përbashkëta ka njoftuar se ushtria dhe forcat popullore irakiane sot (e mërkurë)  kanë marrë nën kontroll fshatin Usexhe dhe rajonet përreth tij në afërsi të urës Al Kijare në juglindje të Mosulit. Nga ana tjetër, Ibrahim Xhaferi, ministër i jashtëm i Irakut ka theksuar se Iraku për çlirimin e qytetit Mosul në provincën Ninva, do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet dhe forcat e tij. Xhaferi ka thënë se operacionet për çlirimin e qyteteve irakianë nga prania e terroristëve do të jenë obligim i shkallës së parë të forcave irakiane. Ministri i jashtëm i Irakut po ashtu duke folur mbi mbështetjen e vendeve tjera për Irakun për luftë kundër terrorizmit , ka thënë se ne kemi nevojë për mbështetjen e vendeve tona mike, sepse ata kanë më shumë kapacitetet dhe ne kemi nevojë për kapacitetet e tyre në betejat e luftës. Xhaferi në lidhje me rolin e forcave popullore në Mosul, ka thënë: Forcat popullore janë pjesë e popullit irakian dhe nuk janë të pranishme vetëm ën një qytet apo provincë, por në tërë territorin e Irakut.