Rikthehen në pikën zero bisedimet e paqes në Jemen
(last modified Wed, 20 Jul 2016 16:44:19 GMT )
Korrik 20, 2016 18:44 Europe/Tirane
  • Rikthehen në pikën zero bisedimet e paqes në Jemen

Zëdhënësi i delegacionit të lëvizjes Ansarullah në Jemen, ka thënë se negociatat e  paqes në Jemen që po zhvillohen në Jemen janë kthyer në pikën zero.

Mohamed Abdel Selam, zëdhënës i delegacionit të lëvizjes Ansarullah në negociatat për Jemenin, të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin, duke theksuar se Arabia Saudite pengon  procesin e negociatave të paqes në Jemen, ka shtuar se këto negociatat janë kthyer në pikën zero. Mohamed Abdel Selam ka deklaruar se delegacioni i Sanas nuk pranon në asnjë mënyrë propozimin për rikthimin në pushtet të Abdurrabe Mansur Hadit, ish presidentit të dorëhequr të Jemenit. Kryetari i delegacionit të lëvizjes Ansarullah të Jemenit në negociatat e paqes në Jemen, ka thënë se derisa Arabia Saudite vazhdon pengesat për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në Jemen, forcat jemenase do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për arritjen e një marrëveshje. Uebsajti Al Ahad ka njoftuar sot për një shpërthim në qendrën për siguri në rajonin Shejkh Asman, në qytetin jugor Aden. Nga ky shpërthim 4 pjesëtarë të forcave të sigurisë jemenase janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Tags