Lira turke humb vlerën përballë dollarit të Amerikës
Lira e Turqisë pas grusht shtetit të pasuksesshëm dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshëm në këtë vend, ka rënë në nivelin më të ulët përballë dollarit amerikan në tetë vitet e fundit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se vlera e monedhës kombëtare të Turqisë "Lira" të enjten ka shënuar rënie 6/4% përballë dollarit të Amerikës që ky është niveli më ulët i lirës së Turqisë që nga viti 2008. Sipas këtij burimi, lira turke ka filluar të humbë vlerën e saj edhe përballë monedhave të tjera të huaja. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj si masë për t’iu kundërpërgjigjur tentativës për grusht shteti. Në fjalën e tij, Erdogan theksoi se autoritetet do të pastrojnë të gjitha viruset e mbetura brenda forcave të armatosura. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme legjitimon edhe mbajtjen e personave të vënë në pranga përtej afateve të paracaktuar në ligj.