Spastrimi i disa rajoneve në provincën Hamah nga terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22288-spastrimi_i_disa_rajoneve_në_provincën_hamah_nga_terroristët
Ushtria e Sirisë ka spastruar disa rajone në provincën Hamah në perëndim të këtij vendi nga terroristët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2016 10:04 Europe/Tirane
  • Spastrimi i disa rajoneve në provincën Hamah nga terroristët

Ushtria e Sirisë ka spastruar disa rajone në provincën Hamah në perëndim të këtij vendi nga terroristët.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë pas sulmit kundër terroristëve të grupit ISIS në veri të provincës Hamah dhe vrasjes së dhjetëra terroristëve të armatosur, ka arritur të çlirojë disa rajone strategjike të kësaj province nga pushtimi i terroristëve si Petrol, Al-Salem, Vake'e dhe Al-Tut. Terroristët e ISIS gjatë ditëve të kaluara me sulmet e tyre kanë prishur sigurinë e provincës Hamah. Ushtria e Sirisë gjithashtu ka asgjësuar dy autobomba që mundoheshin të depërtojnë në fshatin Mufaker në lindje të Hamah dhe në këtë mënyrë ka asgjësuar operacionet e terroristëve për pushtimin e këtij rajoni. Avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS dhe qendrën komanduese dhe pajisjet e tyre në Raka dhe Tabaka në veri të këtij vendi dhe gjatë këtyre operacioneve kanë vrarë një numër të madh të terroristëve dhe kanë shkatërruar shumë pajisje të tyre. Sulmet ajrore të ushtrisë siriane gjithashtu kanë shkatërruar edhe një depo me armatim të terroristëve të ISIS në Dejrul-Zur në lindje të Sirisë.