OKB thekson për fuqizimin e luftës kundër ISIS në Irak
(last modified Thu, 21 Jul 2016 17:34:22 GMT )
Korrik 21, 2016 19:34 Europe/Tirane
  • OKB thekson për fuqizimin e luftës kundër ISIS në Irak

I dërguari special i OKB në Irak ka theksuar mbi fuqizimin e luftës kundër grupit terrorist ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Jan Kubish, i dërguari special i OKB në Irak të mërkurën në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit kundër ISIS në Uashington, ka thënë se me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, irakianët mund ta mposhtin ISIS-it dhe operacionet për çlirimin e Mosulit kanë reflektuar këtë çështje. Kubish po ashtu duke folur në lidhje me organizimin e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit kundër ISIS, ka shtuar se ky takim luan rol të rëndësishëm në forcimin e Irakut pas shkatërrimit të ISIS dhe padyshim se me mbështetjen e vendeve fqinje, Iraku do të mund të rindërtohet. John Kerry, sekretari i DASH i cili ishte mikpritës i këtij takimi, ka theksuar se vendet anëtare të koalicionit kundër ISIS kanë një rrugë të gjatë deri në fund të luftës kundër këtij grupi. Kerry ka thënë se në dy vitet e kaluara, të gjitha vendet e botës kanë ofruar ndihmë për Irakun për të eliminuar kërcënimin e ISIS. Frank Valter Shtajnmajer, ministër i jashtëm i Gjermanisë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit kundër ISIS ka kërkuar durimin e popullin irakian dhe e ka vlerësuar qëndresën e këtij populli në luftën kundër ISIS.

Tags