Sionistët sulmojnë xhaminë Al Aksa
Kolonët sionistë edhe njëherë kanë sulmuar xhaminë Al Aksa.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kolonët sionistë të enjten, në vazhdim të përdhosjes së xhamisë Al Aksa me mbështetjen edhe të ushtarëve izraelitë, kanë hyrë në këtë xhami nga ana e quajtur Bab Al Megaribe dhe e kanë përdhosur këtë vend të shenjtë. Sipas këtij raporti, pas hyrjes së kolonëve sionistë në xhaminë Al Aksa, xhemati palestinezë duke thirrur parulla anit-sioniste, është përleshur me ta. Ushtarët e regjimit sionist po ashtu sot duke sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, me theks të veçantë Betlehemin dhe Nablusin, të paktën dhjetë palestinezë i kanë arrestuar. Ushtarët e regjimit sionist po ashtu të enjten duke shkelur armëpushimin në Gaza, kanë sulmuar pjesën lindore të Rafas në jug të Rripit të Gazës.