Forcat siriane dhe ato ruse sulmojnë pozicionet e ISIS
(last modified Fri, 22 Jul 2016 05:49:00 GMT )
Korrik 22, 2016 07:49 Europe/Tirane
  • Forcat siriane dhe ato ruse sulmojnë pozicionet e ISIS

Në sulmet ajrore të avionëve rusë ndaj pozicioneve të grupeve terroriste në provincën Homs në Siri, u janë shkaktuar dëme të mëdha terroristëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters nga Damasku, Ministria e mbrojtjes e Rusisë të enjten ka njoftuar se avionët bombardues rusë të vendosur në Siri, kanë kryer disa operacione në afërsi të qytetit historik Tadmor (Palmira) si dhe në qytete tjera të provincës Homs, duke shkatërruar dy qendra komanduese të varura nga grupi terrorist ISIS. Në disa pamje filmike të cilat i ka transmetuar Ministria ruse e mbrojtjes, shihet se si avionët luftarakë rusë bombardojnë disa caqe në afërsi të qytetit Tadmor, duke ju shkaktuar dëme të shumta terroristëve. Po ashtu kanali televiziv Al Alam në një raport të tij ka njoftuar për progresin e ushtrisë siriane në rajonin Al Fare në Gudetn lindore. Në këtë raport po ashtu thuhet se forcat ajrore siriane kanë bombarduar disa pozicione të terroristëve në rajonin Al Fare, duke lënë të vrarë një numër të tyre. Në operacionet në Guten lindore marrin pjesë edhe forcat e Hezbullahut.

Tags