Presidenti i Turqisë: Po përballemi me dobësi inteligjente
(last modified Fri, 22 Jul 2016 11:56:12 GMT )
Korrik 22, 2016 13:56 Europe/Tirane
  • Presidenti i Turqisë: Po përballemi me dobësi inteligjente

Presidenti i Turqisë deklaroi se në aspektin e inteligjencës, por përballemi me dobësi të madhe.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë në një intervistë me agjencinë Reuters të lajmeve, tha se lajmin për organizimin e grusht shtetit ushtarak në këtë vend e ka dëgjuar nga burri i tezës së tij i cili është një arsimtar i pensionuar dhe pastaj pavarësisht se kishte bërë përpjekje të mëdha për të kontaktuar me telefon shefin e Organizatës Inteligjence, nuk kishte arritur të komunikojë me atë. Ai tha se plani për organizimin e këtij grusht shteti nuk ishte planifikuar 24 orë para ndodhjes që të mos ketë mundësi të merret ndonjë informacion në lidhje me këtë. Padyshim se grusht shteti ishte planifikuar muaj më parë, mirëpo për fat të keq forcat e inteligjencës së vendit nuk kishin kurrfarë informacioni në lidhje me këtë. Edhe ushtria duhet të marrë mësim nga ky veprim. Me miratimin e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare dhe të Këshillit të Ministrave si dhe të Parlamentit, në Turqi për tre muaj është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe nëse do të ketë nevojë, ajo do të vazhdohet edhe për tre muaj të tjerë. Presidenti i Turqisë në vazhdim të fjalës së tij vuri në dukje vrasjen e 246 personave gjatë organizimit të grusht shtetit dhe tha se 2185 persona të tjerë janë plagosur, prandaj tradhtarët që shkaktuan këto vrasje, do të dënohen pa dyshim,- theksoi ndër të tjera presidenti i Turqisë.

Tags