Parlamenti i Turqisë miraton gjendjen e jashtëzakonshme
(last modified Fri, 22 Jul 2016 12:07:02 GMT )
Korrik 22, 2016 14:07 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Turqisë miraton gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti i Turqisë miratoi planin për shpalljen e gjendje së jashtëzakonshme për tre muaj në të gjithë vendin.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Parlamenti i Turqisë të enjten me 346 vota pro përball 115 votave kundër, miratoi planin për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend për një periudhë tre muaj. Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme tremujore, qeveria turke vendosi të pezullojë përkohësisht aplikimin e Konventes së të Drejtave të Njeriut. Neni 15 i traktatit ndërkombëtar të nënshkruar nga 47 shtete e parashikon mundësinë e shfuqizimit të përkohshëm për arsye të sigurisë publike, apo të një kërcënimi ndaj kombit. Sipas zëdhënësit të ekzekutivit turk, e drejta e grumbullimeve dhe e manifestimit nuk do të anulohet. Nuk do të ketë ndalimqarkullimi dhe Parlamenti do të vazhdojë punën si normalisht. Më herët, kur njoftoi nga Pallati Presidencial në Ankara vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Rexhep Taip Erdogan u betua të pastrojë të gjithë ata që i quajti “viruse brenda forcave të armatosura turke”. Lëvizja e tij lejon mbajtjen e zgjatur në paraburgim të gati 10 mijë personave të ndaluar që prej puçit të së premtes. Mbi 600 shkolla janë mbyllur deri tani në valën e masave shpaguese të qeverisë, e mijëra punonjës shtetërore janë pezulluar nga puna.

Tags